
Mesfushori i Mançester Citit dhe reprezentacionit të Spanjës, Rodri, është shpallur fitues i Topit të Artë për sezonin 2023/2024. Ai ka lën pas Vinicius Junior dhe Jude Bellingham për t’u shpallur si lojtari më i mirë i këtij viti.
Spanjolli ishte i jashtëzakonshëm duke fituar në total pesë trofe me klubin dhe shtetin e tij.Rodrigo Hernandez Cascante fitoi në Euro 2024 me Spanjën, ndërsa me Mançester Citin fitoi titullin e Kampionit, Superkupën e Evropës për klube dhe Kampionatin e Botës për klube.
Ai kontribuoi me 12 gola dhe 14 asistime.
Rodri mposhti në një garë të ngushtë yllin e Real Madridit, Vinicius Junior, që po ashtu kishte një sezon të shkëlqyer me klubin, por jo me vendin e tij.
Gjithashtu këtë mbrëmje u ndanë dhe çmime të tjera. Aitana Bonmati fitoi për të dytin vit radhazi Topin e Artë për Femra, me futbollisten e Barcelonës që shkëlqeu sezonin e kaluar.
Carlo Ancelotti u shpall “Trajneri më i Mirë”, ndërsa trofeu “Kopa” shkoi për Lamine Yamal, si lojtari më i mirë nën 21 vjeç. Sa i përket trofeut “Yashin” për portierin e vitit, fitues u shpall Emiliano Martinez. Real Madrid fitoi çmimin “Klubi më i Mirë për Meshkuj”, ndërsa Barcelona fitoi “Klubi më i Mirë për Femra”.