Liga e Kombeve: Maqedonia mundi Ishujt Farore dhe përfundoi e para në grup me 16 pikë

Shaban Sinani

Reprezentacioni i Maqedonisë së Veriut në futboll  sot në  ndeshjen e  fundit të grupit katër të  Liga  C  në edicionin e katërt  të UEFA Liga e Kombeve  me  fitore  dhe me  me  16 pikë të fituara  përfundoi kët edicion  që paraqet një sukses  shumë madh  pë FFM që drejtohet  nga  Muamed Sejdini dhe  reprezentacionit që prinë seleksionuesi  Bllagoja Milevski,

Pas ndeshjes  seleksionuesi Blagoja Milevski para  gazetarëve deklaroi:

Ishim të vetëdijshëm që na pret një lojë edhe më e vështirë se ajo me Letoninë, por gjithë meritë për djemtë, meritojnë jo vetëm urime, por edhe respekt maksimal nga të gjithë ne. Shfrytëzoj këtë mundësi për këdo që është në krye, që futbollistët të luajnë në kushtet më të mira të lojës. Gjendja e fushës nuk është normale, qëllimisht nuk kam thënë asgjë deri më tani, djemtë punuan me durim, dhanë maksimumin dhe mendoj se meritojnë një fushë më të mirë” tha  seleksionuesi Milevski

Maqedonia e Veriut në arenën ”Todor Proeski”në Shkup  me një lojë mesatare  mundi reprezentacionin e Ishujve Faroe me rezultatin minimal 1-0 me një gol që e realizoi Bojan Miovski në minutën e  62-të  i  cili shfrytëzoi gabimin  e mbrojtjes  mysafire.

Duhret theksuar  se gjatë 90 minutave  reprezentacioni i Ishujve  Farore  krijoi  disa raste por  porta e Dimitrievskit mbeti e pa tundur.

Ishte kjo fitorja e pestë Maqedonisë së Veriut me radhë   pas  barazimit  në ndeshjen e parë në Torshvan me Ishujt Faroe dhe më pas pasuan   dy  fitore kundër Armenisë, dy  fitore kundër Letonisë dhe kjo e sotmja kundër Ishujve Faroe duke grumbulluar 16  pikë. Maqedonia e Veriut  në  gjashtë ndeshjet e  zhvilluara  ka shënuar  10  gola  dhe kla pranuar vetëm një gol. Ishte  ky  edicioni më suksesshëm i Maqedonisë së Veriut  në garat e UEFA Liga e Kombeve ndërsa  në edicionin e radhës  do të garon në Liga  B të UEFA Liga e kombeve.

Kundër Ishujve Farore reprezentacioni ynë luajti me këtë formacion

MAQEDONIA: Stole Dimiterievski, Ilievski, (Ashkovski) Zajkov, Serafimov, Ezgjan Alijoski, Jani Atanasov, Isnik Alimi, Enis Bardhi, Çurlinov (Lirim Qamili), Trajkovski (M.Ristovski), Miovski,

Seleksionues: Bllagoja Milevskl

ISHUJT FAROE: Reynatrod, Faero, Vatnhamar, Edmundason, Hansson, Benjaminsen, Hendriksson, Davidsen, Sorensen, Knudsen, Olsen

Seleksionues: Hakan Erikson

Armenia e  cila  konsiderohej favorite në këtë grup përfundoi e dyta me vetëm 2 fitore, një barazim dhe 3 disfata. Në ndeshjen tjetër të këtij grupi në Riga Armenia  mundi Letoninë 2-1 . Tabela përfundimtare e gript t  në Liga C. 1 Maqedonia e Veriut  16 pikë, 2. Armenia  7 pikë, 3 Ishujt Faroe 6 pikë, 4 Letonia me  4 pikë.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *