Me poezinë e Sadije Alitit te shkollarët e mesëm në Kumanovë



Shaban Sinani

Poetja Sadije Aliti ishte e ftuar nga SHMTK “Nace Bugjoni” në  Kumanovë (paralelet me mësim në gjuhën shqipe) në një orë letrare “Takim me poeten” për nder të festave të Nëntorit dhe Muajit të Librit-Nëntorit. Një pritje impozante me një buqetë lulesh, mikpritje shumë e ngrohtë dhe bujare nga drejtoria, mësimdhënësit dhe nxënësit e kësaj shkolle të mesme kumanovare. Një përgatitje artistike për krijimtarinë poetike dhe veprimtarinë e zonjës Aliti në disa sfera të shoqërisë sonë. Shkëputje nga vlerësimet e kritikës letrare të shkruara për krijimtarinë e poetes, poezi të përzgjedhura nga librat e botuar, të interpretuara shumë bukur nga nxënësit të përcjellura nën tingujt magjepsës të violinës të luajtur nga nxënësja Qëndresa Zimeri dhe të moderuar nga Anda Saliu. Ky aktivitet ishte përgatitur nga mësimdhënësit e gjuhës shqipe, Klubi letrar, Klubi mediatik dhe  Parlamenti i nxënësve të kësaj shkolle profesionale të drejtimit të medicinës, elektros dhe makinerisë. Në pjesën e diskutimit ku u shpalos krijimtaria letrare nxënësit u njohën drejtpërdrejt për vështirësitë dhe përparësitë e rrugës krijuese të zonjës Sadije Alitit, për frymëzimin e saj poetik dhe sfidat për realizimin e ëndrrës poetike.

Drejtoresha e shkollës, Adelina Beluli, në fjalëne mirëseardhjes e të faleminderimit, foli edhe për historikun e kësaj shkolle të mesme me një traditë të gjatë duke theksuar se këtë vit festat e Nëntorit do ti shënojmë me këtë aktivitet letrar dhe nxënësit të njihen më afër me portretin letrar të poetes.

Ideatorja dhe iniciatorja e këtij aktiviteti letrar profesoresha e gjuhës dhe letërsisë shqipe FërdezeAliu-Sulejmani theksoi se ishte një aktivitet i shkëlqyeshëm me një bashkëbisedim të drejtpërdrejt me poetën, lexim të poezive dhe shkëputje nga recensionet e veprave,një aktivitet i përgatitu për shkurt kohë por që i tejkaloi edhe pritshmëritë tona, por jam e kënaqur se rëndësia e festave të Nëntorit u shënua më një aktivitet letrar. Falënderim të veçantë për poeten që ishte mysafirja e jonë dhe nxënësit, mësimdhënësit, drejtorinë që bashkëpunuan dhe të cilët ishin pjesëmarrës në aktivitet”.

Autorja faleminderoi me dashamirësi për organizimin dhe ceremoninë promovuese të portretit letrar. “Jam e nderuar me ftesën që mu bë nga zonja Fërdeze, që unë e krijimtaria ime të jemi kryefjala e aktivitetit për shënimin e festave të Nëntorit në këtë shkollë. Krijuesi e artisti duhet të jetë në mes lexuesish çdo kund, komunikimi me lexuesin është i rëndësishëm pasi dëgjuesi apo lexuesi i vargut e ndjen një copëz jete në atë që e frymon krijuesi ashtu siç ndjehesh në një ambient që të jep mundësinë e komunikimit me publikun dhe artdashësit me grupmoshat më të reja që janë ardhmëria e së nesërmes”.

Poetja e cila shpalosi një pjesë të krijimtarisë së saj bibliotekës së shkollës ia dhuroi disa tituj të botuar.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *