
Shaban Sinani
Pesë fitore të ekipeve vendase dhe tre të atyre mysafire është epilogu i tetë ndeshjeve të zhvilluara sot në kampionatin amerikan të basketbollit NBA.
Ekipi Cleveland mbetet skuadra e vetme që nuk ka shijuar disfatë në sezonin ri të kampionatit amerikan të basketbollit duke regjistruar fitoren e 15 -të radhazi. Cavaliers sot shënuan fitore ndaj Charlotte me rezultatin 128-114. Me këtë fitore Cleveland , bëhet skuadra e katërt në historinë e NBA-së që regjistrojnë këtë rekord me 15 fitore, pa asnjë humbje në fillim të një sezoni të ri garues..
Skuadra e Memphis arrin të mposhtë 104-90 Denver, ndeshje ku për vendasit u dallua Jaren Jackson me 20 pikë. Fitore në sekondat e fundit korri Dallas, që mundi 121-119 Oklahomën.Më efikas ishte Washinton me 27 pikë.
Pa probleme fiton ekipi i Clippers, që falë 22 pikëve të Zubac e 20 të Harden mundi 116-105 Utah Jazz. Triumfon edhe ekipi i Houston, që mundi thellë 143-107 Chicago jashtë fushe (7 lojtarë me nga 10 pikë), ndërsa Portland mundi 114-110 Atlanta, ndeshje ku u dallua Sharpe me 32 pikë.
Rezultatet e sotme
Cleveland – Charlotte, 128-114
Memphis – Denver, 105-90
Portland – Atlanta, 114-110
Washington – Detroit, 104-124
Chicago – Houston, 107-143
Nju Jork – Brooklyn, 114-104
Oklahoma – Dallas, 119-121
Clippers – Utah Jazz, 116-105