
Shaban Sinani
Në kuadër të javës së 16-të të sezonit vjeshtor në Ligën e parë të futbollit vendor një ndeshje mjaft e vështirë dhe shumë rëndësishme zhvillohet në stadiumin e qytetit në Gostivar mes ekipit Besa të Dobërdollit dhe ekipit AP Brera nga Strumica . Skuadra vendase aktualisht me 3 fitore, 4 barazime dhe 8 disfata ka të grumbulluara vetëm 13 pikë, ndërsa skuadra nga Strumica ka 4 fitore, 4 barazime dhe 7 disfata duke grumbulluar 16 pikë. Pra dy ekipet aktualisht janë zonën e rrezikut andaj ndeshja e nesërme është jetike. Vendasit janë të bindur se më në fund do të japin më të mirën që të arkëtojnë tre pike. Këtë e pohoi edhe mbrojtësi Almir Rexhepi në pritje të duelit të nesërme me AP Brera.
“Ndeshja e fundit nuk shkoi ashtu siç e kishim planifikuar. Edhe pse ishim në avantazh, nuk arritëm të siguronim një rezultat pozitiv në fund. Tani kemi dy ditë kohë për t’u përgatitur për ndeshjen me Brerën, dhe jam i bindur që skuadra ka forcën dhe karakterin e duhur për të luftuar deri në fund dhe për të treguar se do të japim gjithçka për të arritur objektivin tonë.
Natyrisht, pas një humbjeje nuk mund të themi se jemi të lumtur, por secili futbollist e kupton se na duhet vetëm fitore në ndeshjen e ardhshme. Jemi të vendosur të japim maksimumin tonë dhe të arrijmë rezultatin që na duhet.” Ka deklaruar futbollisti Almir Rexhepi para takimit me AP Brera.

Ndesha Besa – AP Brera luhet nesër në stadiumin e qytetit në Gostivar me fillim në ora 13:00, ndërsa drejtësinë do ta ndaj arbitri Igor Stojçevski nga Shkupi