LIGA E PARË: NESËR LUHET SUPER DERBI  SHKËNDIJA – SHKUPI

Shaban Sinani

Kampionati në  ligën e parë të futbollit  vendor vazhdon nesër me ndeshjet e   xhiros së  16-të , ndërkaq krye ndeshje e kësaj jave është super derbi mes Shkëndijës dhe Shkupi.Sha

  Stadiumi i qytetiit në Tetovë nesër është nikoqire e ‘’El Clasikos’’ në futbollin  vendor  ku  do të përballen  Shkëndija dhe Shkupi  dhe  ajo që është më e rëndësishme  në  tribunat e  stadiumit pas një kohe  të gjatë do të jenë  dy  tifo grupet ‘’Ballistët’’ e Shkëndijës dhe ‘’Shvercerat’’ e Shkupit. Me  një fjalë pritet  ndeshje  festive  që  përkon edhe me  28 nëntorin  Ditën e Flamurit Shqiptar.

 ‘’Po ne  si çdo herë që kemi thënë është derbi shqiptar. Për ne si futbollist është kënaqësi të jesh në kështu ndeshje . Më gëzon fakti se së bashku do të jenë dy tifo grupet bashkë  edhe shpresoj që të jemi shembull për të mirë.  Le të fitojë më i miri’’  deklaroi Besart Ibraimi

Kapiteni i FC Shkupi, Artan Iljazi shpreson se  ekipi i tij do të dëshmon lojë cilësore ndërsa apelon te  tifo grupet që të jen  në nivelin duhur dhe  së bashku të festojnë

’Ne si ekip jemi të përgatitur maksimalisht për këtë ndeshje. Edhe pse  në ndeshjet e fundit  nuk  morëm at  që e dëshiruam, por ne jemi profesionist  dhe  vazhdojmë të punojmë. Nesër shpresoj që të kthehemi me  një rezultat pozitiv. Cili është më i miri le ta dëshmoj në fushë. Ju bëjë thirrje ‘’Shvercerae’’ dhe ‘’ Ballistëve’’ që nesër të tregojnë se ne jemi një që të mos ketë përçarje të festojnë të gjithë ta  bëjnë një atmosferë të mirë’’ deklaroi Artan Iljazi kapiten i FC Shkupi

 Në ndeshjet  tjera  të kësaj jave  takohen: Besa – AP Brera, Sileksi – Voska Sport, Struga Trim Lum – Pelisteri, Tikveshi – Rabotniçki dhe Vardari – Gostivari. Të gjitha ndeshjet e javës së 15-të  fillojnë në ora 13:00

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *