
Në organizim të Ministrisë së Sport dhe Unionit të sporteve të Maqedonisë së Veriut, në një ceremoni solemne në sallë e Operës dhe Baletit Kombëtar, u shpallë sportistët më të suksesshëm për vitin 2024 Epiteti sportist më i mire në kategorinë e meshkujve për vitin 2024 për të dytën herë me radhë i takoi kikboksierit Boban Ilioski, ndërsa në kategorinë e femrave më e mira u shpall taekwondistja Miljana Reljic.
Boban Ilioski, është kampion i Evropës në kategorinë deri në 86 kg. të cilin titull e fitoi në Kampionatin Europian në Athinë . Ndërsa sportistja më e mirë për vitin 2024 është taekwondistja Milijana Reljiq, pjesëmarrëse në Lojnat Olimpike Verore “Parisi 2024” që arriti të kualifikohet në çerekfinale .

Laureatët e vitit 2024
Sportisti i vitit: Boban Ilioski (kikboks)
Sportistja e vitit: Milijana Reljic (taekwondo)
Sportisti i ri: Silvio Mirovski (kikboks)
Sportistja e re më e suksesshme: Iva Mladenovska (hendboll)
Përfaqësuesja më e suksesshme e femrave: Reprezentacioni I hendbollit të senioreve
Përfaqësuesja e Maqedonisë në hendboll – seniorë
Trajneri/përzgjedhësi më i suksesshëm: Kiril Lazarov (hendboll)
Federata më e suksesshme e sportit: Federata e Taekwondo-s së Maqedonisë Sportistja më e mire me aftësi të kufizuara: Olivera Nakovska Bikova (qitje me hark)
Skuadra sportive më e suksesshme nga universitetet: Ekipi i basketbollit për meshkuj i Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” – Shkup
Klubi sportiv shkollor më i suksesshëm nga shkollat e mesme: Shkolla e mesme “Jane Sandanski” – Strumicë
Klubi sportiv shkollor më i suksesshëm nga shkollat fillore: OOU “Gorgija Pulevski” – Shkup
Pra në bazë asaj që po shihet edhe kësaj radhe në mesin e më të mirëve nuk ka asnjë sportist shqiptar, ndërsa në ceremoninë e shpalljes së më të mirëve nuk ishte edhe Kampioni Olimpik dhe sportisti i Shekulli Shaban Trstena.