FUTBOLL: STRUGA TRIM LUM MË 8 JANAR NISË PËRGATITJET PËR SEZONIN PRANVEROR

Shaban Sinani

Dy herë kampioni i Maqedonisë së Veriut  klubi i futbollit Struga Trim Lum, më

 8 janar do të fillon me fazën re pare të përgatitjeve . Pas  grumbullimit  më 8 janar  ekipi  do të nisë me fazën e parë që do të zgjas 10 ditë dhe do të zhvillohet në terrenet e Strugës, ndërkohë nga data 18 janar deri me 1 shkurt do të zhvillohet faza  kryesore në qendrën e njohur sportive Antalia të Turqisë,ku krahas  seancave të rregullta stërvitore  ka  caktuar të zhvillon edhe pesë ndeshje  kontrolluese me ekipe nga vende të ndryshme që do jenë në përgatitje në Antalia

Ndeshjen e parë miqësore në tokën turke do ta zhvillojmë me datën 20 janar, kundër  ekipit hungarez Debrecen. Sfida e dytë kontrolluese do të jetë skuadra polake  Korona Kielce nga zhvillohet më 24 janar, ndërsa vetëm një ditë më pas më 25 janar sfidojnë skuadrën ruse të Rubin Kazan, në të  cilën skuadër janë edhe tre  futbollist shqiptar si Mirlind Daku, Marvin Çuni dhe Dardan Shabahaxhaj.   Ndeshja e katërt kontrolluese është skuadra nga Kazakistani

Fc Kyzhylzhar dhe  kontrolluesja e fundit  do të jenë sllovakët  e MFK Zemplin Michalovce.

Pas  kthimit në Strugë një javë para fillimit të sezonit pranveror kampioni në fuqi Struga Trim Lum do ta zhvillon ndeshjen e finale kontrolluese me një nga  skuadrat  vendore   më 8 shkurt, ndërsa  për kundërshtarin opinioni do të njoftohet ne kohë të duhur

Ndërkohë që ditëve në vijim  ekipi  pritet të sjellë në radhët e veta  3-4  futbollist    në repartet ku ka nevojë

Pjesën pranverore  Struga Trim Lum e nisë me ndeshjen e xhiros së 19  kundër  Gostivarit  në transfertë, ndërsa në xhiron e 20 përballet me Vardarin në Strugë . Struga  Trim Lum  pjesë vjeshtore të kampionatit e përfundoj me  9 fitore, 5 barazime e 4 disfata me gol-averazh  23-21 dhe me 32 pikë grumbulluara.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *