QATIP OSMANI : EKIPET QË JANË NË PESË VENDET E PARA DO TË LUFTOJNË PËR TITULLIN KAMPION

Shaban Sinani

Dy herë kampioni i Maqedonisë së Veriut klubi i futbollit Struga Trim Lum, më 8 janar do të fillon me përgatitjeve përgatitje  për  sezonin pranveror të kampionatit në Ligën e Parë  ku objektiv  parësor kanë mbrojtjen e titullit kampion që e fituan në sezonin e kaluar .

Struga Trim Lum më 8 janar i nisë përgatitjet për pjesën pranverore të kampionatit në Ligën e Parë krejt në bazë të plan programit të hartuar nga  stafit teknik  që e drejton  trajneri Qatip Osmani dhe i përkrahur nga  drejtuesit e klubit.  Për rrjedhën e  fazave  përgatitore ekskluzivisht  për  televizionin koha  u prononcua  trajneri  Qatip Osmani . Struga Trim Lum  fazën e parë  do ta  zhvillon në Strugë, ndërsa  nga  18  janari  faza e dytë zhvillohet në Antalia ku  do të zhvillohen edhe  5  ndeshej kontrolluese 

’Po ne me  stërvitje do të fillojmë  më 8 janar. Dy- tre ditët e para janë të planifikuara kontrollimet mjekësore dhe testimet. Ashtu që me  stërvitjet  nisim me  8 janar’’. deklaroi  trajneri  Qatip Osmani

 Ashtu  siç e do rendi edhe  ekipi kampion  përgatitjet  do të zhvilloj  në  tre  faza , ndërkaq  faza  kryesore   nga  data  18  janar do të përgatiten në Antalia të Turqisë ku planifikuar edhe  5 ndeshje kontrolluese

 ‘’Faza e parë do t[ë zhvillohet në Strugë,  prej datës 18 janar jemi në Antalia të Turqisë ku planifikojmë  të zhvillojmë fazën më të rëndësishme të përgatitjeve. Do të zhvillohen 5 loja. Gjithsesi  deri në fillimin e kampionatit planifikojmë 6 deri 7 loja’’ deklaroi  trajneri  Qatip Osmani

Krahas  përgatitjeve  sipas  plan  programit të stafit teknik, drejtuesit e klubit   në afatin kalimtar të dimrit  planifikojnë edhe  dy  tre  përforcime  sidomos në repartin e mbrojtjes. Këtë e pohoi edhe trajneri Osmani

 ‘’Sipas  analizave që i bëmë unë me stafin tim të sezonit  që kaloi  neve  na duhen përforcime  në  repartin e mbrojtjes. Mendoj se  defekti më i madh ka qenë në at  pjesë ashtu që jemi orientuar për  dy  lojtar  mbrojtës  patjetër  të vinë  në  ekipin tonë’’tha trajneri Osmani

Duke  pasur  para sysh se  ekipit strugan është kampion në  dy  sezonet e fundit  edhe kësaj radhe objektivi i drejtuesve të klubit  por edhe i stafit teknik mbetet  që edhe këtë  sezon   të fitojnë titullin

 ‘’ Po objektivi është i qartë mendoj se edhe para  fillimit të këtij kampionati objektivi  ynë ishte kreu i tabelës objektiv i cili akoma  është  edhe pse  nuk kemi qenë në nivelin e duhur në këtë gjysmë kampionat . E përmenda  para edhe këtë defanzivë të ekipit, dështimet në defanzivë  edhe pse janë diferenca është pesë pikë me vendin e parë mendoj se këto pesë ekipe  që janë në pesë vendet e para  do të luftojnë për titullin  kampion’’ përfundoi trajneri  i struganëve Qatip Osmani

Pjesën pranverore  Struga Trim Lum e nisë me ndeshjen e xhiros së 19 kundër Gostivarit  në transfertë, ndërsa në xhiron e 20 përballet me Vardarin në Strugë . Kujtojmë Struga  Trim Lum  pjesën vjeshtore të kampionatit e përfundoj me  9 fitore, 5 barazime e 4 disfata dhe me 32 pikë grumbulluara.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *