
Klubi i futbollit Besa e Dobërdollit në një njoftim të publikuar në faqen zyrtare të Fejsbvukkut njofton për ndërprerjen e bashkëpunimit (pa e fillua) me trajneri Boban Babunski.
Njoftim për opinionin!
“Klubi Futbollistik Besa 1976 njofton se Boban Babunski, i cili ishte emëruar trajner i skuadrës, nuk do të marrë përsipër drejtimin e ekipit. Pas një mosmarrëveshjeje dhe ndryshimi të qëndrimit nga ana e trajnerit në lidhje me kushtet për të cilat ishim dakorduar, klubi morri vendim për ndërprerjen e bashkëpunimit.

Skuadra me fazën pregaditore do të filloj me 10 Janar 2025! Për çdo ndryshim të mëtejshëm, do të jeni të informuar nëpërmjet profileve zyrtare të klubit.
Me respekt, KF Besa 1976”