FUTBOLL: Besa në krizë, por ia vlen mos dorëzohet deri në fund

Shaban Sinani

Në ndeshjen hapëse të javës së 29-të të Kampionatit të Maqedonisë së Veriut, skuadra e Vardarit të Shkupit e mposhti Besën e Dobërdollit me rezultat 3:1. 

Ndeshja u luajt në kompleksin “Petar Milolshevski” në Shkup.

Besa tani është në pozitën e parafundit (i 11-ti) me 24 pikë e Vardari në të 6-tin me 35 sosh.

Deri në  fund të kampionatit kanë mbetur edhe katër javë, ndërsa Besa në xhiron e  30 është nikoqire e AP Brera, në xhiron e  31  është mysafire e Tikveshit, në xhiron e 32-të  do  fiton  zyrtarisht  pasi Voska Sport  përfundimisht është larguar  nga  garimi dhe në xhiron e 33-të dhe të  fundit është mysafire e Pelisterit në Manastir.. Do ta ketë rëndë  për të mbijetuar por   duhet punuar maksimalisht për të tentuar të bëjnë të mirën.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *