
Shaban SINANI
Dy fitore të vendasve , 4 barazime dhe 2 fitore të mysafirëve me vetëm 8 gola shënuar është epilogu i tetë ndeshjeve të zhvilluara në raundin e 26 në Ligën e dytë të futbollit vendor ku katë skuadrat kryesuese nuk kanë arritur fitore.
Java e 26-të në Ligës së Dytë të Futbollit solli rezultate surprizuese pasi asnjë nga ekipet që pretendojnë kualifikimin në elitë nuk arriti të siguronin pikë të plotë. Derbi i kësaj jave që u zhvillua në Shtip ndërmjet Bregallnicës vendase dhe Makedonija Gj.P ka përfunduar me barazim pa gola 0-0 edhe pse gjatë 90 minutave të dyja ekipet patë raste për të shënuar
Rezultat befasues u arritë edhe në stadiumin e qytetit në Koçani, ku skuadra vendas e Osogova mundi Bashkimin e Kumanovës me rezultatin minimal 1-0. Arsimi nga Radovishi kthehet me një pikë me vlerë të madhe duka barazuar me Detoniot Pllaçkovicën 0-0.
Në ndeshjet tjera janë shënuar rezultate të pritura
Rezultatet e xhiros së 26-të:
Bregalnica – Makedonija Gj.P 0-0
Detonit Plaçkovica – Arsimi 0-0
Skopje – Ohri 1-2
Kamenica Sasa – Novaci 0-0
Kozhufi – Beliasica 1-1
Osogovo – Bashkimi 1-0
Vardari – Boreci 1-0
Vardarski – Pobeda 0-1
Tabelën e kryeson, Makedonija Gj.P me 57 pikë, e ndjekur nga Bashkimi që ka 56, Arsimi i vendit të tretë ka 55 pikë, Bregalnica me 52 pikë. Në pjesën e fundit të renditjes janë Pobeda dhe Vardar Negotinë me nga 30 pikë, Novaci me 29 pikë, ndërsa në pjesën e poshtme të tabelës janë Osogovo me 22 pikë , Borec me m 13 dhe Vardarski me 11 pikë
Në xhiron e 27-t m 3 maj, takohen: Arsimi – Bregallnica, Bashkimi – Skopje, Bellasica – Detonit Plakovica, Kamenica Sasa – Vardari (Neg), Makedonija Gj.P – Boreci, Novaci – Vardarski, Ohri – Kozhufi, Pobeda – Osogova