Basketboll: Real Madrid dhe Barcelona pranë eliminimit që në sfidat e çerekfinales të Euroligës

Janë luajtur ndeshjet e dyta të fazës çerekfinale play off në Euroleague në basketboll për meshkuj.

Fenerbahce, Monaco dhe Olympiacos udhëheqin 2-0 serinë e ndeshjeve, duke fituar respektivisht ndaj Paris Basketball, Barcelona dhe Real Madrid.

E vetmja sfidë që është në barazim 1-1 është ajo mes Panathinaikos dhe Anadolu Efes, me turqit që fituan sfidën e dytë në Athinë.

Në “final four” shkojnë skuadrat që fitojnë 3 nga 5 ndeshjet çerekfinale.

Rezuleatet çerekfinaleve

(2) Fenerbahce – (8) Paris Basketball, 89-72 (2-0)

(3) Panathinaikos – (6) Anadolu Efes, 76-79 (1-1)

(4) Monaco – (5) Barcelona, 92-79 (2-0)

(1) Olympiacos – (7) Real Madrid, 77-71 (2-0)

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *