SH. M.  S. “BESA” ORGANIZOI MARSHIN PROMOVUES “ÇELLOPEKU 2025”

Shaban Sinani

Në organizim nga Shoqata Malore Sportive “BESA” nga Çellopeku dje realizoi  “Marshin Promovues”  me  moton  “Çellopeku 2025”  ku morën pjesë mbi  350 bjeshkatar  nga  22  shoqata Anëtare  të Unionit të Shoqatave Bjeshkatare dhe  bjeshkatar  nga  Kosova  e Lugina e Preshevës Para  nisjes  së marshit  në stadiumin e “Besa Arena”  u mbajt  një ceremoni ku  kishte  edhe  fjalime të rastit 

Marshi u realizua për gjatë një shtegu në rrethinën e fshatit Çellopek, në rajonin e malit të thatë, në një gjatësi prej 12 km dhe disnivel prej 500 metrave.

Kryetari i Shoqatës Malore Sportive  “Besa” nga Çellopeku  Muharem Osmani    tha se  për  Çellopekun kjo  ditë  do të mbahet mend   shumë gjatë .

 ‘Marshi i sotëm bëhet për shoqatën që e kemi themeluar  pa një viti d.m.th të promovohet  Shoqata e fshatit Çellopek, ii kemi afrua të gjitha  shoqatat Bjeshkatare Shqiptare  në të gjitha  trojet  tona, Faleminderit të gjithë që kanë marrë pjesë . Ndihem  shumë krenar’’ deklaroi kryetari i Shoqatës Muahrem Osmani

Njeriu më meritor  për  organizimin e këtij marshi  që përkon me  një vjetorin e themelimit të Shoqatë Malore Sportive  ‘Besa‘tha  se kjo ditë d nga banorët e Çellopekut do të mbahet mend

 “ Sot Çellopeku ka një ngjarje shumë të madhe. Sot organizojmë tubim të gjithë bjeshkatarët nga  trojet  shqiptare. Si anëtare e Unionit  të Shoqatave  Shqiptare ky event ka  hyrë në kalendarin e  Unionit të  Shoqatave Bjeshkatare’’, tha organizatoro Jusuf Bejtullai

Në  cilësinë  e organizatorit Bejtullai  falënderoj  të gjithë atë që e kanë përkrahur  realizimin e këtij marshi promovues.

 “ Gjithë ky manifestim nuk do të mund të organizohej  pa përkrahjen e bashkëfshatarëve  të mi  si këtu   ashtu edhe  nga  diaspora. Veçanërisht   ndërmarrjet që i kemi për  rreth na  kanë ndihmua “ tha  Jusuf Bejtullai.

 Kryetari i i Unionit të Shoqatave  Bjeshkatare  fari Rexhepi  tha  se kjo  ditë  është  historike  për Çellopekun  por  edhe  për Unionin  që ka  një bashkëpunim të  shkëlqyeshëm mes  shoqatave .

 ‘’Mendoj  se  bashkëpunimi është në nivelin e duhur , gjithmonë mund të jete  edhe më mirë sa i takon bashkëpunimit në kuadër të Shoqatave  të Unionit është i shkëlqyeshëm dhe  po ashtu tentojmë të vëmë nj  bashkëpunim të shkëlqyeshëm edhe me Shoqatat tjera  në Maqedoni dhe në rajon’’ deklaroi Fari Rexhepi kryetar i Unionit të Shoqatave Bjeshkatare

Pasi bjeshkatarët përfunduan ecjen malore, në stadiumin e fshatit kishte u mbajt një program artistik ,ndërsa për të gjithë pjesëmarrësit u shtrua një drekë tradicionale. Organizatori për të gjithë ata  që kanë kontribuar në organizimin dhe  afirmimin e  këtij ngjarje të rëndësishme për Çellopekun, ndau edhe mirënjohje, Me  Mirënjohje  u nderua edhe  Televizioni Koha.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *