FC Shkupi – Vardari të shtunën hapin siparin e xhiros së 30-të në Ligën e Parë

Shaban Sinani

Java e 30  në Ligën e pare të futbollit vendotr  do të zhvillohet  të shtunën dhe të dielën, ndërsa siipari i kësaj jave do të hapet  të shtunën me ndeshjen derbi të dyy  skuadrave  të kryeqytetit  FC Shkupi – KF Vardari, Ky duel ishte i paraparë të luhet të dielën, mirëpo nga FC Shkupi kanë njoftuar se Federata e futbollit të Maqedonisë së Veriut e ka zhvendosur këtë derbi të zhvillohet të shtunën. 

Kujtojmë se  pas  29 ndeshjeve të zhvilluara  në kampionatin vendor  Shkupi mbanë pozitën e gjashtë  në tabelë me 34, ndërsa Var dari me 36 pikë është në pozitën e pestë

Takimi Shkupi – Vardari do të luhet  të shtunën  në stadiumin e Çairit me fillim  në  ora 16:00.

Ndërkohë katër ndeshjet tjera të xhiros së 30 zhvillohen të dielën me fillim në ora 16:00, takohen: Struga Trim Lum – Shkëndija, Besa – AP Brera, Gostivari – Pelisteri dhe Rabotniçki – Sileksi..

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *