
Kryetari i Federatës së Futbollit të Maqedonisë (FFM), Masar Omeragiq, dje u takua me drejtuesit e KF Vardari dhe KF Struga Trim Lum, klubet që do të përballen me njëra-tjetrën në finalen e Kupës së Maqedonisë.
Ndeshja finale është planifikuar për 21 maj në arenën Kombëtare “Todor Proeski “ në Shkup.
Qëllimi i takimit ishte koordinimi i përgatitjeve dhe organizimit të ngjarjes, e cila duhet të jetë një festë e vërtetë e futbollit.
Në frymën e lojës së ndershme dhe respektit të ndërsjellë, u theksua angazhimi i përbashkët – që finalja të shkojë pa probleme dhe të fitojë skuadra më e mirë.
Në takim morën pjesë edhe përfaqësues të Bordit të Gjyqtarëve, me qëllim promovimin e transparencës dhe besimit në vendimet e arbitrimit. Si pjesë e përpjekjeve në këtë drejtim, teknologjia VAR do të jetë në funksion në ndeshjen finale për të marrë vendime nga gjyqtarët në situata të diskutueshme.
Ky hap dhe zbatimi i teknologjisë VAR në finalen e Kupës së Maqedonisë është rezultat i iniciativës së Presidentit Omeragiq dhe bashkëpunimit me federatat e futbollit nga rajoni, me qëllim përmirësimin e standardeve të arbitrimit dhe rritjen e besimit.
Finalja e Kupës së Maqedonisë do të transmetohet drejtpërdrejt në televizion.
Federata e Futbollit e Maqedonisë do të ndërmarrë gjithçka që është e nevojshme që gara të organizohet në nivelin më të lartë, në interes të klubeve, tifozëve dhe futbollit Maqedonisë.
