NBA: Minnesota vazhdon në fazën tjetër, Houston rihap garën me Golden State

Dy ndeshje të luajtura sot në NBA, ku spikat eliminimi i skuadrës së Lakers. Kalifornianët u mundën sot në fushën e tyre 103-96 nga Minnesota, që fitoi 4-1 serinë e takimeve dhe shkon në fazën gjysmëfinale.

Sfidë në përgjithësi më rivalitet deri në fund, ku për Minnesota u dalluan Ruby Gobert me 27 pikë e 24 rebound, mbështetur nga Julius Randle me 23 pikë. Për Lakers, Luka Doncic realizoi 28 pikë.

Po në Perëndim, skuadra e Houston fitoi 131-116 ndaj Golden State dhe rihap garën. Tashmë Ëarriors udhëheqin 3-2 serinë. Sot, të gjithë titullarët e Houston realizuan mbi 10 pikë, duke bërë diferencën në fushë.

Konferenca e Lindjes-Çerekfinale

(1) Cleveland – (10) Miami, (4-0)

(2) Boston – (7) Orlando,  (4-1)

(3) Nju Jork – (6) Detroit, (3-2)

(4) Indiana – (5) Milwaukee, (4-1)

Konferenca e Perëndimit-Çerekfinale

(1) Oklahoma – (8) Memphis, (4-0)

(2) Houston – (7) Golden State, 131-116 (2-3)

(3) Lakers – (6) Minnesota, 96-103 (1-4)

(4) Denver – (5) Clippers, (3-2)

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *