Formula 1: Shi, aksidente, parakalime e spektakël, gara sprint në Majemi nis dhe përfundon me makinën e sigurisë

 

 

Gara sprint e Formula 1 zhvilluar në Majemi nisi dhe përfundoi nën regjimin e makinës së sigurisë, fillimisht për shkak të shiut dhe më pas për shkak të një aksidenti (u përplas Fernando Alonso). Gjithcka ndodhi përgjatë 18 xhirove të garës sprint, ku në fund fitoi Lando Norris.

Piloti britanik i McLaren përfitoi nga një aksident 4 xhiro nga fundi në momentin që po ndërronte gomat dhe hyrjen në pistë të makinës së sigurisë për të ruajtur kreun e renditjes. Ai la pas shokun e tij të skuadrës Oscar Piastri, i dyti, që ruan kreun e renditjes provizore.

Australiani ishte i pafat. Ai mori kryesimin e garës pas kthesës së parë në momentin që iku makina e sigurisë, por nuk arriti të festojë në fund. Në vendin e tretë u klasifikua Lewis Hamilton me Ferrari, që falë strategjitsë arriti të rikuperojë disa pozicione.

Skuadra Ferrari ishte e para që futi Hamilton në bokse për të ndërruar gomat 6 xhiro nga fundi, kur pista po thahej, duke fituar terren. Garë për t’u harruar kjo për Max Verstappen, që mori një penalitet prej 10 sekondash pas një aksidenti në bokse, kur po ndërronte gomat.

Holandezi u klasifikua në vendin e 17-të. I pafat edhe Kimi Antonelli me Mercedes, që e nisi garën nga “pole”, por e humbi kreun në start, duke u renditur i 10-ti. Në zonën e pikëve u klasifikuan Alexander Albon (i katërti), George Russell (i pesti), Lance Stroll (i gjashti), Liam Lawson (i shtati) dhe Oliver Berman (i teti).

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *