Kuvendi më afër qytetarëve, ky është synimi ynë, ka theksuar kështu Kryetari i Parlamentit Afrim Gashi në intervistën per emisionin Agjenda 35.
“Unë mund të them me krenari se vetëm gjatë vitit 2024 kemi pasur një numër rekord të qytetarëve, mbi 10
mijë, që kanë vizituar Parlamentin. Vetëm në katërmujorin e parë, mbi 6 mijë persona kanë qenë mysafirë të Kuvendit. Kjo dëshmon qartë se hapja e Kuvendit ndaj qytetarëve është një nga synimet tona kryesore – një angazhim i imi personal dhe i kësaj legjislature”, ka thënë Gashi.
Ai më tek ka shtuar se përveç vizitave në Kuvend, vizitojnë edhe qytetarët në Komuna të ndryshme.
“Kam realizuar disa takime në komuna të ndryshme dhe kemi hapur zyra të deputetëve për të qenë më afër me problemet dhe nevojat e tyre.
Së bashku me NDI, do të realizojmë edicionin e dytë të Karavanit të Kuvendit, përmes të cilit do të vizitojmë qytete të ndryshme të vendit.
Po bëjmë gjithçka që dimë dhe që mundemi për ta sjellë Kuvendin më afër qytetarëve”, ka thënë kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi.