LIGA E PARË: BESA MUNDI AP BRERËN 2-1, BRAZOJNË STRUGA TRIM LUM – SHKËNDIJA

Shaban Sinani

Tre  ndeshjet e  zhvilluara  sot  në kuadër të javës së 30-të të kampionatit  në Ligën e Parë të futbollit vendor  sollën në fitore të vendasve  dhe dy  barazime.

 Derbi në Strugë mes kampionit në  fuqi  Struga Trim Lum  përfundoi me  barazim 1-1. Vendasit  kaluan në epërsi me golin e Spirovskit në minutën e 48-të, ndërsa kuqezinjtë barazuan me  golin e  Liridon Latifit  në minutën e  81-të.  Pas  kësaj ndeshjes  Atruga Trim Lum është pozitën e  katërt me  48  pikë, ndërsa Shkëndija  vazhdon kryesimin me  64 pikë  apo katër  më tepër se Sileksi në vendin e dytë.

Fitore të rëndësishme  sot  ka  regjistruar  ekipi I Besës  nga  Dobërdolli në  përballjen me  AP Brera të Strumicës me rezultatin  2-1. Autor të golave  për ekipin Besa  ishin  Mexhit Nexiri  në minutën e 9-të dhe  Vlatko Stojanovski në minutën e  76-të, autori i golit pë AP Brera ishte Gjorgjievski në minutën e 71-të. Dy  ekipet  kanë nga  27  pikë.

 Ndeshja në arenën “Todoro Proeski” mes Rabotniçkit  dhe Sileksit përfundoi me barazim pa gola 0-0.

Shkaku i largimit  nga  garaimi të Gostivarit dhe  Voska Sport,  ekipi  Pelisterit dhe Tikveshit fitojnë  pikë zyrtarisht. Dje në stadiumin e Çairit, ndeshja  Shkupi – Vardari përfundoi  me rezultatin  0-2

 Pas javës së 30-të tabelën e kryeson Shkëndija me  64 pikë, e ndjekur nga Sileksi me  50  dhe  Rabotniçki me 56 pikë.

Java e  31-të zhvillohet  të mërkurën me  fillim në ora 17:00. Takohen: AP Brera – Shkupi,   Shkëndija – Rabotniçki, Tikveshi – Besa  dhe Vardari Struga Trim Lum

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *