
Shaban Sinani
Organet e Federatës së futbollit të Maqedonisë së Veriut ka përcaktuar datën dhe vendin e ndeshjes së balotazhit për Ligën e Parë ndërmjet klubit të futbollit Besa të Dobërdollit dhe klubit të futbollit Bashkimi të Kumanovës. Ndeshja e balotazhit Besa – Bashkimi do të zhvillohet të dielën më 25 maj, me fillim në orën 17:00, në stadiumin e Çairit, skuadra fituese nga kjo përballje në kampionatin e ri 2025/2026 do të garon në Ligën e pare, ndërsa humbësi do të garon në Ligën e dytë. Ndryshe Besa deri të balotazhi erdhi pasi kampionatin e rregullta në ligën e parë që përfundoi me xhiron e 30 ishte në pozitën e 10-të, ndërsa Bashkimi me heqjen e tre pikëve nga dueli me Kozhufin doli e treta në renditjen përfundimtare.


Ndërkaq të shtunën me fillim në ora 17:00, në progaram janë edhe ndeshjet e balotazhit për kualifikim në Ligën e dytë
KF OSOGOVA– KF SHHKËNDIJA (Haraçinë ) në stadiumin e qyteytit në Kavadar –
KF PRESPA – KF SLLOGA 1924 stadiumi në kampin stervitor të FFM-së
KF GOLEMO KONJARE – KF TETEKSI stadium në Gkjorçe Petrov
