KUPA E RMV-së: VARDARI APO STRUGA TRIM LUM DO TË FITOJNË TROFEUN PRESTIGJOIZ  KUPËN E MAQEDONISË  PËR SEZONIN 2024/2025

Nesër me fillim në ora  20:00 në arenë “Todor Proeski” në Shkup  do të zhvillohet  edicioni i  32-të me radhë Kupa e Maqedonisë së Veriut në futboll mes  ekipit të Vardarit dhe Struga  Trim Lum.

Për ekipin  e Vardarit është kjo finalja e  shtatë ku  ka të  fituara  pesë trofe,  ndërsa  për Struga Trim Lum është  finalja e dytë. Për shkak të kësaj, motivimi është në nivelin më të lartë, trajneri Goce Sedloski beson se skuadra e tij përfundimisht do të arrijë fitoren, megjithëse e respekton kundërshtarin në maksimum. Në prag të kësaj sfide përfaqësuesit e dy skuadrave  sot  mbajtën pres Konferencë  ku para gazetarëve opinionet e tyre  i dhanë trajneri Goce  Sedlovski  dhe  kapiteni i ekipit Goran Zakariq në njërën anë, ndërsa nga ana  tjetër ishte trajneri Ilço Gjorgjioski dhe kapiteni Bunjamin Shabani . Federata e Futbollit të Maqedonisë konfirmoi se finalja e Kupës së Maqedonisë, në mes Vardarit dhe Struga Trim Lum, do të sjell dy rrisi me vehte. Për herë të parë do të jetë aktiv sistemi “VAR” në futbollin vendor dhe ndeshja do të luhet me topin zyrtar të kompanisë “Puma”, me të cilin do të zhvillohen të gjitha ndeshjet në Ligën e Parë në sezonin e ardhshëm. Ndërkohë jashtë kësaj, skuadra e Vardarit kërkon që të ndërprejë pritjen 18 vjeçare dhe të triumfojë në Kupën e Maqedonisë.

Trajneri i Vardari  Goce  Sedlovski  tha se  përparësia e  tyre është se  luajnë në terrenin vendas  dhe para  tifozëve të tyre

Jemi gati të japim maksimumin tonë në finale. E dimë që kemi një rival të vështirë përpara, i cili ishte kampion i Maqedonisë vitin e kaluar. Jemi të përqendruar vetëm te vetja. Vardari e ka pritur këtë finale për kaq shumë kohë, kështu që do të japim maksimumin tonë në këtë fushë të mirë dhe me ndihmën e publikut për të arritur qëllimin tonë këtë gjysmë sezoni. Duam të vazhdojmë me rezultatet e mira të muajve të fundit dhe të fitojmë Kupën, megjithëse jemi të vetëdijshëm se nuk do të jetë e lehtë. Nëse lojtarët luajnë si në gjashtë muajt e mëparshëm, shpresoj që trofeu të vijë në sirtarët tona. E dimë se ku ishte Vardari në gjysmën e parë të sezonit, por me punë të palodhur arritëm në vendin e pestë.,” tha Sedloski.

Kapiteni Vardarit  Goran Zakariq  gjithashtu  tha  se me optimizëm  e presin  ndeshjen  e nesërmes finale .

Është një nder dhe kënaqësi të jem këtu si kapiten i Vardarit. Do të pajtohesha me trajnerin Sedvloski, kanë kaluar 18 vjet dhe kemi një shans të shkëlqyer për ta rikthyer trofeun në vitrinën e klubit. Mendoj se me ndihmën e tifozëve tanë do të arrijmë një sukses të tillë. Shpresoj ta shijojmë këtë ndeshje, kemi luajtur shumë ndeshje me Strugën. Kam qenë këtu që nga dita e parë e sezonit, patëm një periudhë të vështirë dhe sigurisht që pati shumë ndryshime‘’. tha  kapiteni Zakariq

Nga ana tjetër edhe në  ekipin e  Struga Trim Lum  kanë llogaritë  e tyre   dhe  gjithashtu  shprehen  optimist  se  trofeu  do të udhëton në Strugë

 ‘’Sipas mendimit tim, Vardari është favorit në ndeshjen e nesërme. E vlerësoj shumë këtë klub, si lojtar dhe trajner kam fituar tituj, është klubi im. Megjithatë, dua patjetër ta fitoj këtë finale. Vardari do të luajë para tifozëve të vet, por ne jemi të gatshëm t’i përgjigjemi çdo sfide. Do të hyjmë në ndeshje që nga minuta e parë për ta fituar, pa asnjë llogaritje. Vardari është analizuar. Ata kanë ndërtuar një ekip konkurrues dhe një seri fitoresh, kështu që kanë respektin maksimal nga ne. Ne e dimë çfarë duam dhe si duhet ta arrijmë qëllimin tonë. Të gjithë duan një finale të Kupës para fillimit të sezonit, kjo është një ndeshje që është pritur gjatë gjithë sezonit”, theksoi Gjorgjioski.

Kapiteni i Struga Trim Lum, Bunjamin Shabani theksoi se   kjo  ndeshje është  tejet e rëndësishme  për  ekipin e tij përkundër  faktit  se   vardari  do t♪7 ket♪7 përkrahjen e  publikut

 ‘Jemi përgatitur maksimalisht për këtë trofe. Të gjithë lojtarët bashkërisht do të bëjnë maksimumin dhe mendojë që nesër po të bëjmë maksimumin do të fitojmë këtë trofe…Kemi në ekip gjithë lojtarët me përvojë dhe për ne kjo finale është kënaqësi që të luash dhe mendojë se jemi maksimalisht të përgatitur në të gjitha aspektet që të bëjmë një ndeshje të mirë ‘’deklaroi Bunjamin Shabani

Ndeshja finale e  kupës së Maqedonisë së Veriut mes Vardarit  dhe Struga Trim Lum  luhet nesër me fillim në ora 20:00 në arenën “Todor Proeski” në Shkup, ndërsa drejtësi do të ndaj arbitri shkupjan Igor Stojçevski, ndërsa  në dhomën e VAR-it  do të jenë dy arbitra nga Serbia, Novak Simoviq  nga  Novi Sadi dhe Urosh Stojkoviq nga  Begradi.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *