KRYETARI I BUJANOCIT PRITI NË KABINETIN E TIJ PËRFAQËSUESIT  E EKIPEVE PJESËMARRËSE NË “TËRNOCI 2025”

Shaban Sinani

Një delegacion i Turneut Mbarëkombëtar të futbollit për fëmijë “Tërnoci 2025” të udhëhequr nga koordinatori i  Tërnocit, Nexhat Aliu, Eduard Salillari  Koordinator i Durrësit, Shaban Sinan i  udhëheqë  i grupit të Tetovës dhe zëdhënës i turneut, Valdet Shoshi koordinuari  Pejës dhe Halil Truma i ekipit të Ulqinit   sot   u pritën  nga  kryetari I  Komunës së Bujanocit ,, Arbër Pajaziti  ku  u  fol për  rrjedhën e këtij  turneu  jubilar i 20-ti me radhë  dhe  për historikun  dhe  qëllimin e  Turneut Mbarëkombëtarë të futbollit për fëmijë  qê7 ka  filluar  nga  viti  2003  me iniciativën  e  Qendrës Kulturore të fëmijëve të Durrësit  me  ideatorin Naim Kërçuku.  Kryetari  Arbër Pajazit me  këtë rast   tha  se    Komuna e Bujanocit  është nderuar që  edicioni jubilar  zhvillohet  pikërisht  në këtë qytet  duke  premtuar  përkrahje  të pa rezerve.  Të  gjithë përfaqësuesit e  qyteteve  pjesëmarrëse  në këtë turne  jubilar  falënderuan kryetarin Arbër Pajazitin që ndau kohë për këtë takim.

 Ndryshe  edicioni 20-të jubilar  fillon  sot me fillim në ora 16:00 kur është edhe hapja solemne

Ndeshjet  do të zhvillohen sipas këtij orari.

16:15  Tetova  – Tërnoci

17:30   Ulqini – Durrësi

19:00  Peja – Tetova

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *