PEJA FITUES I EDICIONIN TË 20-të TURNEU MBARËKOMBËTAR TË FUTBOLLIT U-15 “TËRNOCI 2025”

Me  shpalljen e  ekipit  kampion dhe ndezjen e  fishek zjarreve zyrtarisht  përfundoi  edicioni  jubilar i 20-ti me radhë Turneu Mbarëkombëtar i futbollit  për fëmijë  kategoritë u-15, “Tërnoci 2025”.

Në finale luajtën reprezentacioni qytetit të Pejës dhe ai i Durrësit në të cilën ndeshje pas  ekzekutimit të penaltive  fitues  dolën pejanët meqë në kohën e  rregull dueli përfundoi me  barazimi 1-1. Trofeun ekipit kampionë  i  dorëzoi kryetari i Komunës së Bujanocir Arbër Pajaziti. Për ekipin e Pejës ishte  ky  trofeu  i tetë nga 20 edicionet  e zhvilluara, Vendi dytë i takoi Durrësit,  vendi i tretët  nikoqirëve  ekipit të Tërnocit, ndërsa vendi i katërti  dhe  i fundit  u  takuan Tetovës  dhe Ulqinit.

 Ndryshe në edicionin e  20 jubilar Turneu Mbarëkombëtar i  Futbollit për fëmijë; U-15  u  shënuan këto rezultate Tërnoci – Tetova 4-3. Durrësi – Ulqini 3-1, Peja – Tetova 2-1, në gjysmë finale Peja – Tetova 3-0  dhe Durrësi – Tërnoci 1-1 pas ekzekutimit të penaltive fitues doli Durrësi. Ndeshja finale  PEJA – Durrësi 1-1 pas ekzekutimit të penaltive  fituese  doli Peja.

 Pas  përfundimit të  pjesës sportive, në darkën solemne te hotel ROZAFA në Bujanoc u  përfaqësuesit e   ekipeve  pjesëmarrëse  ndanë dhurata të ndërsjella, ndërsa  kryetari i i Komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti pesë koordinatorëve të ekipeve  u ndau  nga  dhurat٥ modeste  në shenjë të respektit të ndërsjellët  dhe  njëherit  koordinatorit të Durrësit Eduard Salillari  ia  dorëzoi stafetën për organizimin e  edicionit  të 21-të që do të organizohet nga Qendra Kulturore e fëmijëve të Durrësit,

 Në 20 edicionet e  zhvilluara  deri më tani Durrësi, Tetova, Peja, Ulqini  dhe  Bujanoci ishin nga  katër herë organizator të këtij  manifesti gjithëkombëtar  i sportit.

DURRËSI, TETOVA; PEJA, ULQINI, BUJANOCI

SPORTI DHE KULTURA NË PLAN TË PARË

Fëmijët shqiptarë në terrenet e futbollit janë duke e krijuar të ardhmen e kombit. Tetova, Peja, Durrësi, Ulqini, Bujanoci, tashmë disa vite me xhelozi janë duke e kultivuar Turneun Mbarëkombëtar të Futbollit për Fëmijë. Organizatorët, mbase të vetëdijshëm për peshën e takimeve të këtilla mbarëkombëtare, shpeshherë me sakrifica, kanë arritur ta ngrenë në piedestal këtë Turne, ku rezultati padyshim se është në plan të dytë. Qëllimi parësor ka qenë dhe është, shoqërimi i ndërsjellë, krijimi i kushteve që fëmijët futbollin ta shohin si argëtim dhe lojë, për të krijuar kushte për progrese individuale dhe zhvillimin e kreativitetit. Sot, kur teknologjitë dhe mediet sociale gjithnjë e më shumë janë të pranishëm në përditshmërinë tonë, nuk duhet të harrojmë vlerën e sportit, si mënyrë për të mbetur të shëndetshëm, por edhe si mjet që t`i motivojmë fëmijët të kyçen në procesin e mësimit. Në projektin e Turneut Mbarëkombëtar të Futbollit për Fëmijë, kombinohet motivimi, sporti dhe kultura. Popullariteti i futbollit është krucial dhe në këtë mënyrë përkrahet dhe mbështetet ideja që të bëhen bashkë fëmijët shqiptarë nga Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Kosova, Lugina e Preshevës e më larg deri tek Arbëreshët e Zarës. Për t`u krijuar ky bazament, nuk ka qenë e rëndësishme paraja apo infrastruktura. Thelbësore ka qenë krijimi i një plani real, të qëndrueshëm dhe cilësor, disiplina, përkushtimi në realizimin e objektivave dhe durimi i domosdoshëm që rezultatet të bëhen të prekshme për të sjellë benefite të caktuara.

Ky turne, realisht, përmbledh gjithë përpjekjen e aktorëve që kanë vënë në lëvizje idenë madhore për të shpaluar dhe kultivuar futbollin te fëmijët në të gjithë qytetet shqiptare. Uroj që kjo frymë bashkëpunimi të përforcohet edhe më shumë dhe futbolli të jetë arenë, ku fëmijët do të promovojnë kualitetin e tyre dhe aspiratën e fuqishme për shoqërim.  

Të shënoshedicionin e 20 jubilar Turneun Mbarëkombëtar të futbollit për fëmijë U-15, është e pa mundur që të mos përmendet ideatori zotëri Naim Kërçuku dhe  Qendra Kulturore e Fëmijëve  të  Durrësit  pasi  kontributi  dhe mundi i tij  është   shumë i madh.

Kontributi i ideatorëve, koordinatorëve, organizatorëve e i të gjithë atyre që bartën barë të aktiviteteve duke mundësuar realizmin është i një rëndësie të veçantë.

Le të vazhdojë tradita sportive, sporti le të jetë rrugë e bashkëpunimit e bashkimit kombëtar.

TURNEU MBARËKOMBËTAR I FUTBOLLIT PËR FËMIJË U-15

1.      2003  Në Durrës                     1.Durrësi, 2.Tetova, 3.Ulqini

2.      2004  Në Tetovë                      1.Durrësi, 2.Tetova, 3.Peja

3.      2005  Në Ulqinë                     1.Tetova,  2.Peja, 3.Durrësi

4.      2006  Në Pejë                         1.Peja, 2.Durrësi, 3 Tetova

5.      2007  Në Bujuanoc                1.Tetova, 2.Ulqini, 3.Tërnoci

6.      2008  Në Durrës                    1.Peja, 2.Tetova, 3.Tërnoci

7.      2009  Në Pej                           1.Tetova,  2.Durrësi, 3.Peja

8.      2010  Në Tetovë                     1.Peja,  2.Tetova, 3.Ulqini

9.      2011  Në Bujanoc                  1.Durrësi , 2.Peja, 3.Tetova

10.    2012 Në Ulqinë                      1.Durrësi, 2.Tetova, 3.Peja

Në vitin 2013  Turneu  nuk  u organizua

11.    2014  Në Durrës                     1.Peja, 2.Tetova, 3.Durrësi

12.    2015  Në Tetovë                    1.Tetova, 2.Peja, 3.Durrësi

13.    2016  Në Pejë                         1. Peja, 2.Tërnoci. 3 Tetova

Në vitin 2017  Turneu nuk u organizua

14.    2018  Në Bujanoc                  1.Tërnoci, 3.Peja, 3.Tetova

15.    2019 në Ulqinë                      1.Peja, 2.Durrësi, 3 Tetova

Në  vitin 2020  Turneu  nuk u organizua

16.    2021 Në Durrës                      1.Peja, 2.Tetova, 3.Durrësi

17.    2022  Në Pejë                         1.Tetova, 2.Peja, 3.Durrësi

18.    2023  Në Tetovë                              1.Tetova, 2.Peja, 3.Tërnoci

19.    2024 Në  Ulqinë                     1.Durrësi,  2.Ulqini, 3.Tetova

20.    2025 në Bujanoc                    1.Peja, 2,Durrësi, 3.Tërnoci

REPREZENTACIONET FITUESE NË 19 EDICIONET E ZHVILLUARA

VENDI I PARÊ                      VENDI DYTË             VENDI I TRETË

PEJA               8 tituj kampion      5 vende të  dyta      3 vende të treta    

TETOVA        6 tituj kampion      7 vende të  dyta      6 vende të treta

DURRËSI       5 tituj kampion      4 vende të dyta       5 vende të treta

TËRNOCI       1 titull kampion     1  vend të dytë        2 vend të treta

ULQINI              ——————— 2 vende të dyta       2 vende të treta

ORGANIZATORËT E 19 EDICIONEVE  NGA VITI 2003 -2024

DURRËSI             4 herë     2003, 2008, 2014    dhe  2021

TETOVA               4 herë     2004, 2010, 2015    dhe  2023

PEJA                    4 hërë     2006, 2009, 2026     dhe  2022

ULQINI                 4 herë     2005. 2012, 2019     dhe  2024

BUJANOCI            4 herë     2007, 2011. 2018     dhe  2025

25 Maj  2025                                              Zëdhënësi i Turneut Mbarëkombëtar                                                                                               SHABAN SINANI

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *