
Sipas ndryshimeve të fundit në Ligjin për Sport, mirwnjohje u jepet sportistwve të Maqedonisë që kanë fituar medalje ari ose kanw marrw vendet e para në një kampionat zyrtar evropian apo botërore të klubeve për të rritur në sportet olimpike ekipore, si dhe atyre që kanë vendosur rekorde evropiane ose botërore në garat zyrtare ndërkombëtare.
Në një ceremoni spektakolare të organizuar nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë, Kryeministri Hristijan Mickoski dhe Ministri i Sportit, Borko Ristovski, ndanë Mirënjohje Kombëtare për arritjet e larta në sport 19 sportistëve të shquar nga sportet ekipore, sukseset e të cilëve kanë lënë gjurmë të thella në historinë e sportit të Maqedonisë.
Sipas dispozitave ligjore, sportistit i cili ka arritur njohje sportive kombëtare i ndahet plaket dhe pension mujor i përhershëm, në shumën prej gjysmë deri në një e gjysmë nga paga mesatare mujore, e paguar në Maqedoni në vitin paraprak. Kryeministri Mickoski iu është përgjigjur edhe kritikave, se pse në mesin e sportistëve, nuk ka asnjë shqiptarë. Ai me këtë rast ka thënë se në sportet individuale, 20% e personave që gëzojnë këto privilegje, janë shqiptarë.
“Nuk ka emra të tjerë që kanë fituar nw Ligë të Kampionëve ose Euroligë. Për këtë dua të theksoj se në sportet individuale, rezultate të tilla të larta, nwse merret në përqindje, dhe që janë shpërblyer me lloj të këtillë të pensionit të përhershëm, 47% janë maqedonase, mbi 20% janë shqiptarë, dhe të tjerë.”
Ndryshe, me çmimin kombëtar për arritje të larta në sport sot u nderuan Goran Pandev, Darko Pançev, Ilija Najdovski në futboll. Petar Naumoski, Pero Antiç në basketboll. Kiril Lazarov, Stojançe Stoilov, Vlado Nedanovski, Petar Angelov, Marko Kiziç, Marko Mishevski, Martin Popovski, Valentina Radulloviç, Elena Gjorgjievska, Indira Kastratoviç, Gordana Naceva, Mirjana Çupiç, Mileva Velkova, Anxhela Platon, Larisa Kiseljova, Elena Zlatanovska Muratovska, Klara Boeva në hendboll.