
Stevkovski është lojtari i rradhës që e përfundon qëndrimin te Struga Trim Lum. Gardiani shkupjan skuadrës tonë iu bashkua verën e vitit të kaluar…
Hristijan Stevkovski sezonin e ri nuk do të jetë më pjesë e Struga Trim Lum. Gardiani shkupjan edhe pse ishte me kontratë në fuqi, në bisedimet me drejtuesit e klubit me pëlqim të dyanshëm u vendos që e njëjta të ndërpritet para kohe.
Stevkovski skuadrës së Struga Trim Lum iu bashkua korrikun e vitit të kaluar, kur erdhi nga ekipi i Makedonija GJ.P.
I njëjti edicionin e kaluar u paraqit në gjithsej 10 ndeshje, përfshirë këtu edhe 2 ndeshje të Kupës.
Struga Trim Lum shpreh mirënjohje për Stevkovskin për kontributin e dhënë me fanellën “bardhekuq”, duke iu uruar njëkohësisht shumë suksese në vijim të karrierës.
Stevkovski bëhet emri i tretë, pas Besart Krivanjevës dhe Nikolla Vlajkoviç, me të cilin nuk vazhdojmë bashkëpunimin.