
SHABAN SINANI
Kampionët I Maqedonisë së Veriut , Shkëndija e Tetovës përmes shortit të hedhur sot në selinë UEFA-s në Nion të Zvicrës mësuar ekipin kundërshtar Nju Sentsin e Uellsit për raundin e parë të eliminatoreve të Ligës së Kampionëve. Ndeshja e pare TNS – Shkëndija zhvillohet me 8 apo 9 korrik, ndeshja kthyese me 15ap 16 korrik
Kampioni i Maqedonisë së Veriut, klubi i futbollit Shkëndija e Tetovës në raundin e parë të eliminatoreve në Ligën e Kampionëve do të përballet me kampionn e Uellsit FC Nju Seints, kundërshtari i kuqezinjve u bë i njohur pas shortit që sot u hodhë në selinë e UEFA-s në Nion të Zvicrës
Ekipi tetovar nuk ishte në mesin e skuadrave favorite, por patën fat në short dhe do të përballen me një kundërshtarë të njohur, me të cilin janë takuar edhe më herët në vitin 2018.
Asaj kohe, Shkëndija i mposhti britanikët me rezultat të thellë 5:0 në Shkup, ku katër gola shënoi vetëm Besart Ibraimi, teksa në takimin e kthimit u mund me shifra 4:0, por u kualifikuan më tej falë fitores në duelin e parë.
Kampioni I Kosovës Drita e Gjilanit në raundin e parë të eliminatoreve për Ligën e Kampionëve do të përballet me Diferdangin e Luksemburgut., ndës Kampioni I Shqipërisë Egnatia do të përballet me ekipin Breidablik nga Islanda
Ndeshjet e para eliminatore për Ligën e Kampionëve janë planifikuar për 8 dhe 9 korrik, ndërsa ndeshjet e kthimit do të zhvillohen më 15 dhe 16 korrik.
Në raundin e parë takohen
Zalgiris (Lituani) – Hamrun (Maltë)
Kups (Finlandë) – Milsami (Moldavi)
TNS (Uells) – Shkëndija (Maqedoni)
Iberia Tbilisi (Gjeorgji) – Malmo (Suedi)
Levadija (Estoni) – RFS (Letoni)
Drita (Kosovë) – Differdange (Luksemburg)
Vikingur (Ishujt F.) – Lincoln (Gjibraltar)
Egnatia (Shqipëri) – Breidablik (Islandë)
Shelbourne (Irlandë) – Linfield (S. Irlandë)
FCSB (Rumani) – Inter Escalades (Andorra)
Virtus (San Marino) – Zrinjski (BiH)
Olimpija (Slloveni) – Kairat (Kazakistan)
Noa (Armeni) – Buducnost (Mali i Zi)
Ludogorets (Bullgari) – Dinamo Minsk (Bjellorusi)