
Kampioni aktual i Maqedonisë në futboll, skuadra e Shkëndjës ka mësuar emrat e skuadrave të mundshme, me të cilët do të përballet në raundin parakualifikues në Ligën e Kampionëve.
Shorti për Ligën e Kampionëve, do të zhvillohet në orën 14:00, ndërsa klubi tetovar është në rolin e skuadrave jo bartëse në Grupin A.
Dhe në këtë pozicion, skuadra tetovare mund të përballet me: Malmon nga Suedia, e cila është edhe më e forta në këtë grup, pastaj Zhalgirisin nga Lituania, RFS nga Letonia, Kups nga Finlanda dhe TNS nga Uellsi. Ndeshjet nga kjo fazë janë planifikuarqë të zhvillohen më 8/9 dhe 15/16 korrik.