Në orët e hershme të mëngjesit mbërriti grupi i parë i konvojit nga Austria me ekipet për mbrojtje nga zjarret i përbërë nga 60 pjesëtarë dhe 20 automjete, derisa grupi i dytë pritet të mbërrijë gjatë ditës, informon Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim në profilin e saj në Fejsbuk.
Konvoji austriak është i përbërë nga 136 persona, 16 automjete, automjet ambulance, 2 ATV dhe nëntë rimorkio.
Konvoji u prit nga përfaqësues të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim në vendkalimin kufitar Tabanoc dhe është drejtuar në një nga vendet më kritike me zjarre në pjesën lindore të shtetit.
Pas aktivizimit të Mekanizmit evropian për mbrojtje civile të Bashkimit Evropian, në vend tashmë janë ekipet kundër zjarrit edhe nga Sllovenia dhe Bullgaria, ndërsa në shuarjen e zjarreve janë angazhuar edhe katër helikopterë nga Serbia.