Çair, pastërtia mbetet faktor kyç

Pastrim, dezinfektim dhe larje të më shumë lokacioneve në lagjet Seravë dhe Gazi Babë. Ekipet tona çdo ditë realizojnë aksione të pastrimit në pjesë të ndryshme të Komunës së Çairit, ndërsa në vazhdim po ju sjellim disa pamje nga aktivitetet e sotme që janë ndërmarrë në lagjet Seravë dhe Gazi Babë. Rrugë, rrugica dhe lokacione të ndryshme të këtyre lagjeve u dezinfektuan, pastruan dhe u lanë. Mirëmbajtja dhe pastërtia e mjedisit janë faktor kyç për mirëqenien dhe lehtësimin e jetës së secilit bashkëqytetarë, andaj aksionet e tilla nuk do t’i ndalojmë në asnjë moment ka informuar kryetari Visar Ganiu, transmeton Info7.mk.

May be an image of one or more people, people standing, road, street and tree

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *