Atletikë: Mbahet Kampionati Ballkanik për veteranë: Garat mbahen në Korçë më 17,18 dhe 19 shtator

Atletët veteranë në kategorinë e meshkujve dhe femrave nga të gjitha vendet ballkanike do të jenë pjesëmarrës në Kampionatin Ballkanik të atletikës që organizohet në Korçë nga 17 deri 19 shtaor 2021. Për herë të parë, ky aktivitet i rëndësishëm i Gadishullit Ballkanik do të mbahet në Shqipëri, dhe pikërisht në stadiumin “Skënderbeu” të Korçës, me mbështetjen e bashkisë së qytetit, Federates Shqiptare të Atletikës dhe Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë. Shqipëria e siguroi organizimin në datat 17-19 shtator, pas një konkurrence të fortë me Kroacinë. Sipas sekretarit të atletëve “mastër” shqiptarë, Rudin Bektashit, në Ballkanik pritet të marrin pjesë 1500 atletë, nga të cilët deri në 800 do të jenë nga vendet e tjera të gadishullit, si Rumania, Greqia, Bullgaria, Serbia, Kroacia, Maqedonia e Veriut, Kosova dhe vende tjera. Maqedonia e Veriut në këtë kampionat Ballkanik pë moshat e vjetra do të prezantohet me 24 garues prej të cilëve 22 meshkuj dhe 2 femra. Gjithashtu pritet që në këtë event të marrin pjesë emra të njohur të këtij sporti të cilë në karrierën e tre kanë shënuar rezultate kulminante në garat ndërkombëtare./ KlanMacedonia

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *