Zv. Shefi i Misionit z.Vlorat Gashi priti në takim Sekretarin Shtetëror z. Rami Qerimi nga kabineti i zv. Kryeministrit të parë dhe Ministria e Sistemit Politik dhe të Marrëdhënieve Ndërmjet Bashkësive.Shkup, 13 tetor 2021Zv. Shefi i Misionit z.Vlorat Gashi priti në takim Sekretarin Shtetëror z. Rami Qerimi dhe shefen e kabinetit znj. Havushe Leskovica nga kabineti i zv. Kryeministrit të parë dhe Ministria e Sistemit Politik dhe të Marrëdhënieve Ndërmjet Bashkësive.Temë kryesore e bashkëbiseduesve ishte thellimi i raporteve ndërmjet Ambasadës së Republikës së Kosovës dhe Institucioneve të Maqedonisë së Veriut si dhe formimi i një grupi punues, i cili do të monitorojë zbatimin e Marrëveshjeve dhe Memorandumet e Bashkëpunimit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.Zv. Shefi i Misionit z.Vlorat Gashi e njoftoi z. Qerimi edhe për aktivitetet e Ambasadës dhe angazhimeve që kanë, gjithashtu z. Gashi e falënderoj z. Qerimi për bashkëpunimin e vazhdueshëm ndërmjet Ambasadës dhe kabinetit te zv. Kryeministrit të parë, gjithashtu u zotuan që të vazhdojnë angazhimiet dhe aktivitetet e përbashkëta në të mirë të institucioneve dhe qytetarëve të dy vendeve.
