Tetovë: Teuta Arifi takon ambasadoren suedeze Bengston

Sot në komunën e Tetovës realizova takim me ambasadoren e Suedisë në vend, Ekselencën e saj, znj. Kristin Forsgren Bengtsson pohon kryetarja e Tetovës, Teuta Arifi.. Biseduam për shumë tema dhe mundësi bashkëpunimi, mes tjerash për pjesëmarrjen dhe fuqizimin e grave në jetën politike dhe shoqërore, për çështjet dhe sfidat e edukimit parashkollor në komunën e Tetovës, si dhe për financimin e shumë projekteve nga instrumentet e financimit të Bashkimit Europian.Bashkë u dakorduam të vazhdojmë edhe më tej me bashkëpunimin dhe komunikimin për projekte në fushën e ekonomisë, arsimit dhe kulturës, që janë në të mirën e qytetarëve të komunës së Tetovës.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *