Zjarri ne Berat shkrumbon nje banesë, humb jetën nje person

Një 61 vjeçar ka humbur jetën nga zjarri që përfshiu tre banesa gjatë natës në Berat, ndërsa flitet se mund të ketë edhe 2 viktima të tjera..

Gjatë natës në banesën e shtetasit Jani Vangjeli, 61 vjeç, i cili fatkeqësisht ka humbur jetën,  në Berat ka rënë zjarr, e për pasojë zjarri është përhapur dhe në dy banesa të tjera ngjitur të shtetasve R.S dhe P.N si dhe në katin e tretë të pallatit përballë në banesën e shtetasit M.H në lagjen Muzakaj.

Ndërkohë të afërmit e të prekurve, tregojnë se si e morën vesh ngjarjen, ndërsa thonë se ndoshta edhe 2 persona të tjerë kanë humbur jetën, një prej tyre dyshohet të jetë djali i viktimës Mateo Vangjeli.

Vëllai i Jovanit, tashmë i ndjerë, thotë se në banesë ka pasur tre persona:  Jovani ka lindur në 6 janar 1960, ndërsa Mateo 15 shtator 1985.

Kur ju njoftuan për zjarr?

I vëllai: Në orën 1 pa 10. Këtu e gjetëm në flakë, thuhet se kanë vdekur 3 veta ,Mateo, Jovani dhe një shoku Mateos, s;di stë them, si di rrethanat. Ata kishin një rezistencë që gatuanin mos ndoshta dhe nga ajo.

Ndërkohë bashkëshortja e tij tha për gazetarët se: Na morën në 12 të natës e ka rënë zjarr te Xhovani, nuk e besuam, morëm zjarrëfikësen dhe i pyetëm a është e vërtetë. na thanë, që po , thonë që janë tre veta brenda.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *