XHUDO: DISTRIA KRASNIQI MË E MIRA NË BOTË DRITON KUKA SHPALLET TRAJNERI MË I MIRI NË BOTË

Distria Krasniqi, e kush tjetër, shpallet xhudistja më e mirë në botë, në një ceremoni që u organizua nga Federata Botërore e Xhudos. Driton Kuka u shpall trajneri më i suksesshëm në botë.

Kampionja olimpike në kategorinë -48 kg, mposhti një konkurrencë të fuqishme duke marrë më së shumti vota.
Disi është sikur në qiellin e shtatë, duke fituar epitetin e më të mirit në botë.
Distria Krasniqi ka qenë në garë me Clarisse Agbegnenou, Abe Uta, Anna Maria Wagner dhe Jessica Klimkait.
Krenaria e kombit shqiptar, pati një vit mjaftë të suksesshëm kudo, duke fituar titullin e kampiones olimpike dhe kampionit të Evropës.
Ajo kudo që garoi ishte e papërmbajtshme duke treguar klasin e saj botëror.
Është prej sportisteve të rralla, ka një teknikë të përsosur dhe me mjeshtrit e saja shumë herë la pa fjalë kundërshtaret..

Po në të njëjtën ceremony trajneri Driton Kuka është shpallur trajneri më mire në botë në një konkurrencë me trajnerët nga shtetet më të fuqishme në botë. Kuka është trajneri i parë shqiptar, që shpallet më i miri në botë. “Çmimi është kurora e çdo suksesi deri tash.Federata Botërore me nominoj ndër 5 më të mirët e votuesit më të shumtë janë populli ynë Shqiptar.Dhe këtë çmim ia dedikoj popullit tonë të mrekullueshëm”, ka deklaruar Driton Kuka.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *