(10 tetor 1937 – 23 janar 2019) Sot më 23 janar 2022, mbushen tre vjet nga vdekja e legjendës së skijimit Jahja Refikut. Ai vdiq në moshën 82 vjeçare pas një smundje të rëndë I ndjeri Jahja ka lindur në Lisec të Tetovës më 10 tetor 1937. Pjesën më të madhe të jetës së tij a e ka kaluar në Kodër të Diellit, ku ka punuar deri në vitin 1993. Tërë jetën ia ka kushtuar skijimit, ishte kampion i shumëfishtë i Maqedonisë, në kategorinë e pionierëve nga viti 1946-1951, kampion i të rinjve nga viti 1951-1955 dhe kampion i seniorëve nga viti 1955-1966. Në Kampionatin e ish-Jugosllavisë në Jahorinë, në Bosnjë dhe Hercegovinë, 1954, fitoi vendin e parë në sllallom për të rinjtë, kurse në Kranjska Gora të Sllovenisë, në vitin 1955 fitoi vendin e tretë, nga viti 1955-1966, ka qenë kampion në kategorinë e seniorëve në ish Jugosllavi ku ka qenë edhe pjesë e përfaqësueses së atij shteti. Refik Jahja ishte njëri ndër kontribuuesit më mëdhenj në organizimin e garave ndërkombëtare të skijimit në Kodrën e Diellit, siç ishte rasti me garat “Kupa e Sharrit” si dhe organizime të shumta të garave vendore. Legjenda e skijimit Refik Jahja gjithmonë do të mbetet në kujtimet e rinisë për at të arriturat në sport dhe afirmimin e sportit shqiptar në Maqedoninë e Veriut. Për sukseset e arritura në sport ai është nderuar me mirënjohje, medalje dhe plaketa të shumta
