Ka ndërruar jetë Rexhail Qerimi nga fshati Opajë në Kumanovë. Këtë e kanë bërë të ditur familjarë e tij mëngjesin e sotëm. Familjarët thonë se Qerimi fillimisht ka pasur sulm në tru, pas çka është transferuar në spital, ku edhe ka ndërruar jetë.
“Allahu te shpërbleftë me xhenet axha im. Lirin ta morën për 14 vite padrejtësisht, por te Zoti je i pastër”, shkruan njeri prej familjarëve.
Rexhail Qerimi është i dënuar për rastin “Alfa” së bashku me Agim Islamin.
Rasti Alfa ka ndodhur më 26 nëntor 2008, në parkingun e Fakultetit matematiko-natyror në Shkup, nga ku jetën kishte humbur polici shqiptar nga njësiti Alfa, ndërsa ishin plagosur edhe dy kolegët e tij maqedonas me të cilët ai kishte qenë në patrullë.
Për këtë rast, në prill të vitit 2010, me burgim të përjetshëm u dënua tashmë i ndjeri Rexhail Qerimi dhe Agim Islami.