“Policët me kamera në uniformë”, SHBA me donacion në vlerë të mbi një milionë dollarëve për RMV-në

Në ambientet e Njësisë Mobile për Siguri të Komunikacionit Rrugor në Petrovec sot u shënua përmbyllja e projektit “Sistem mobil për regjistrim me kamera” për nëpunësit e policisë që kryejnë kontroll dhe rregullim të komunikacionit.

Projekti paraqet donacion me një vlerë prej 1.061.000 dollarë amerikanë, projekt i programit ICITAP të Departamentit të Drejtësisë së Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dedikuar për Njësitë për Komunikacion dhe Njësitit për Çështje Kufitare. Programi mbështet një pilot projekt për kamera mobilë të Njësitit Mobil për Siguri të Komunikacionit Rrugor që nga viti 2016, që ishte hera e parë që nëpunësit e policisë së shtetit të pajisen me kamera mobilë në vendin e punës

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *