Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi në takimi e 8-të ministror të Këshillit Këshillëdhënës të Korridorit Jugor të gazit që po mbahet në Baku të Azerbejxhanit, në një status në rrjetin social Facebook, ka bërë të ditur se nga mesi i këtij viti do të fillojë ndërtimi I interkonektorit për ndërlidhje të gazit me Greqinë me të cilët do të ndërlidhet edhe Maqedonia e Veriut, në këtë mënyrë gazi nga Azerbejxhani do të mbërrijë edhe në tregun tonë. Ministri Bekteshi mes tjerash ka shkruar se për Qeverinë e Maqedonisë së Veriut, ndërtimi i sistemit nacional gazsjellës dhe ndërlidhja e me sistemet rajonale gazsjelëse si dhe ndërimi i sistemeve shpërndarëse është një nga prioritetet në fushën e ndërtimit të infrastrukturës energjetike.
“Lidhja ndërkombëtare dhe diversifikimi në furnizim është prioriteti ynë, me interkonektorin për lidhjen e gazit me Greqinë, gazi nga Azerbajxhani do të arrijë edhe në tregun tone.
Në takimin e 8-të ministror të Këshillit Këshilldhënës të Koridorit Jugor të Gazit që po mbahet në kryeqytetin e Azerbajxhanit, në Baku, në prezencë të zyrtarëve të lartë të SHBA-së, Shqipërisë, Britanisë së Madhe, Bullgarisë, Bosnjës dhe Hercegovinës, Gjeorgjisë, Kroacisë, Italisë, Hungarisë, Malit të Zi, Rumanisë, Serbisë, Turqisë, Turkmenistanit dhe Greqisë si dhe komisionarit tëi BE-së për Energjetikë Kadri Simpson, eurokomisionarit për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Bisedime për Zgjerim Oliver Varheji diskutuam për planet për të zgjeruar furnizimet me gaz në Evropë dhe në Ballkan.
nga mesi i këtij viti, do të fillojë ndërtimi i interkonektorit për ndërlidhje të gazit me Greqinë, me çka Maqedonia e Veriut do të ndërlidhet me Korridorin jugor të gazit, në këtë mënyrë gazi nga Azerbajxhani do të mbërrijë edhe në tregun tonë.
Për Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, ndërtimi i sistemit nacional gazsjellës, ndërlidhja e tij me sistemet rajonale gazsjellëse, si dhe ndërtimi i sistemeve shpërndarëse të gazit natyror është një nga prioritetet në fushën e ndërtimit të infrastrukturës energjitike.
Së bashku me kompaninë tonë “Resurse Energjetike Nacionale” jemi duke punuar tashmë në rrumbullakimin e projekteve për ndërtimin e interkonektorit për ndërlidhje me gaz me fqinjët tanë veriorë, Kosovën dhe Serbinë”, ka shkruar në Facebook, ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.
