Bushi: Uniformat e policisë edhe në gjuhën shqipe, një premtin që buron nga Marrëveshja e Ohrit

Pas kalimit të dekretati nga ana  e Qeverise së Maqedonisë së Veriut në uniformat e policisë gjuha shqipe do të jet pjesë e saj, zv. ministri i MPB-së, Nazim Bushi thotë se sot u përmbush një premtim që buron nga Marrëveshja e Ohrit.“Përmbushim edhe një premtim që buron nga Marrëveshja e Ohrit dhe ligji për përdorimin e Gjuhes shqipe , uniformat e policise do të flasin edhe shqip.Me miratimin e dekretit nga ana e Qeverise së Maqedonisë së Veriut në uniformat e policisë gjuha shqipe do të jet pjesë e saj. Kjo përbën edhe një hap drejtë plotesimit të obligimit ligjor por edhe rritjes së mirëbesimit ndërmjet policisë dhe qytetarit, ky mirëbesim do të ndikojë në krijimin e institucioneve demokratike .Urime për të gjithë !” ka shkruar Bushi

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *