Nuk pritet valë refugjatësh nga Ukraina në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia e Veriut nuk pret  valë të rritur të refugjatëve nga Ukraina, por edhe përveç kësaj, Qeveria është e gatshme për valë të mundshme të refugjatëve. Shefi i Diplomacisë Bujar Osmani dje tha se në shtet  nuk ka dinamikë më të madhe të hyrjes së shtetasve ukrainas siç kishte para luftës dhe se nuk pret   valë  të madhe të refugjatëve ukrainas në vend, por, theksoi nëse ndodh kjo nuk përjashtohet mundësia edhe për krijimin e kapaciteteve të improvizuara për akomodim.

Osmani dje para Qeverisë i prezantoi të dhënat  nga institucionet shtetërore për kapacitetet e akomodimit të refugjatëve  të cilët mund të vijnë nga Ukraina, por edhe planet dhe obligimet për të gjitha institucionet të cilat mund të përfshihen në këtë proces. Sipas tij, tani për tani nuk ka numër të rritur të shtetasve ukrainas  të cilët kanë hyrë në vend, ndërsa edhe ata që kanë hyrë asnjëri nuk ka kërkuar status të refugjatit.“Ka hyrje të qytetarëve ukrainas, por nuk ka dinamikë më të madhe se që ka pasur para luftës. Ato janë hyrje normale të njerëzve për nga numri jo më të mëdha se të mëparshmet. Nuk kemi rast të tillë dikush të ketë kërkuar status të refugjatit, por duhet të jemi të gatshëm për atë”, tha osmani në brifingun e rregullt javor me gazetarë.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *