“Behtel and Enka” nis me punimet në Korridorin 8

Në fshatin Banjicë e Epërme – Kërçovë sot do të bëhet minimi me të cilin do të fillojnë punimet ndërtimore të konsorciumit amerikano-turk “Behtel dhe Enka” për thyerjen e trasesë së autostradës Gostivar Bukojçan (30.1 kilometra) në Korridorin 8.

Në këtë aktivitet, është paralajmëruar prania e zëvendëskryeministrit të parë dhe koordinator i aktiviteteve për ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10d Artan Grubi, ministrit të Transportit dhe Lidhjeve Bllagoj Boçvarski dhe drejtorit të Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore Ejup Rustemi.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *