Kurti nis takimin me emisarin gjerman, Sarrazin

Kryeministri Albin Kurti ka nisur takimin me emisarin gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin.

Telegrafi merr vesh se takimi është duke u zhvilluar në Qeverinë e Kosovës.

Vizita e emisarit gjerman vjen pas sulmeve terroriste ndaj Policisë së Kosovës, ku u vra një polic, një u plagos dhe një tjetër u lëndua.

Gjermania dje dënoi sulmet ndaj Policisë së Kosovës, ndërsa paralajmëruan vizitën e emisarit Sarrazin në Kosovë.

Policia e Kosovës më 24 shtator u sulmua nga grupe kriminale në veri, ku u vra polici Afrim Bunjaku, një tjetër polic u plagos dhe një u lëndua.

Pas aktit terrorist, rreth 30 persona të armatosur u fshehën në manastirin në Banjskë. Policia e Kosovës ftoi personat e armatosur të dorëzohen por ata vazhduan me sulme ndaj policisë, transmeton Telegrafi.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *