Ish kryeministri, njëherë kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski informoi se bisedimet me partnerët e koalicionit në lidhje me zgjedhjet e ardhshme po zhvillohen në nivel të rregullt, mirëpo deri më tani nuk ka marrëveshje përfundimtare. Ai theksoi se po zhvillohen bisedimet, qëllimi i të cilëve është krijimi i një koalicioni mes partive politike që ndajnë të njëjtat vlera dhe vizion për vendin, ndërsa ajo është Maqedonia e Veriut që sa më shpejtë të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian.
“Bisedimet me partnerët e koalicionit po zhvillohen në nivel të rregullt. Deri në këto momente nuk ka asnjë marrëveshje përfundimtare, që është normale sepse ende jemi në fazën ku zgjedhjet nuk janë shpallur. Mirëpo, ka bisedime, me qëllim të krijimit të një koalicioni të partive politike që kanë të njëjtat vlera ndërsa ajo është që Maqedonia e Veriut të jetë anëtare e BE-së, përkundër partive të tjera që mbrojnë zgjidhje alternative, gjë që ata nuk na i sqarojnë”, tha sot Kovaçevski.