Zendeli: PDE-ja është pjesë e ekzekutivit, s’mund të propozojë kandidat që i takon opozitës në KSHZ

Deputeti i Lëvizjes Besa, Fadil Zendeli tha se Partia Demokratike Europiane tashmë po merr pjesë në ekzekutiv dhe si rrjedhojë është pjesë e shumicës parlamentare, përcjell TV21. Zendeli tha se PDE-së nuk i takon që të propozojë kandidat për anëtar të opozitës në Komisionin Shtetëror Zgjedhor.“Ajo parti tash me votimin e fundit të cilin e kishim për Qeverinë dhe me pozicionet të cilat i kanë marrë në ekzekutiv, ato tash janë bartës të disa pozicioneve në pushtetin ekzekutiv, qartë është se bëhet fjalë për një parti që është pjesë e shumicës parlamentare, është pjesë e ekzekutivit dhe në asnjëfarë mënyre nuk mund të jetë propozues i një kandidati që realisht sipas Ligjit të Kodit Zgjedhor, i takon opozitës shqiptare”, pohoi Zendeli.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *