Komuna e Tetovës ka nënshkruar marrëveshje për Partneritet Publik Privat me kompaninë austriake “Saubermacher”, promovohen kamionët e ri

Menaxhimi i mbeturinave është një nga sfidat më të mëdha të jetës moderne, dhe gjithashtu është një nga shqetësimet dhe angazhimet më të dukshme të komunitetit për mjedisin. Të gjithë ne si individë, në jetën tonë private dhe profesionale, jemi pjesëmarrës në sistemin e menaxhimit të mbeturinave dhe bëjmë zgjedhjen për kontributin tonë për një shoqëri vlerash të përbashkëta dhe mjedis të pastër jetësor.

Që nga fillimi i mandatit, ne kemi qenë të orientuar dhe përkushtuar për një menaxhim sa më të mirë, më efikas, për një sistem të qëndrueshëm dhe modern të menaxhimit të mbeturinave dhe bashkë me këtë edhe për një mjedis sa më të pastër. Prandaj, një nga përparësitë kryesore të angazhimit tonë ka qenë konceptimi dhe zbatimi i reformës për përmirësimin e menaxhimit të mbetjeve në komunën tonë.
Në territorin e komunës sonë është paraqitur nevoja për të krijuar infrastrukturën bazë për grumbullimin, përzgjedhjen, trajtimin dhe përpunimin, si dhe deponimin e mbeturinave. Ishte tepër e nevojshme të forcohen detyrimet e të gjithë aktorëve në menaxhimin e mbeturinave, si dhe zbatimi i parimeve të ekonomisë rrethore për të minimizuar mbeturinat dhe për të mbrojtur mjedisin.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *