ULQINI NIKOQIRE  E TURNEUT MBARËKOMBËTAR TË FUTBOLLIT U-15

Shaban Sinani

Qyteti i Ulqinit  nga a data19 deri më 22 shtator është nikoqire edicionit të 19-të Turneu Mbarëkombëtar i futbollit për fëmijë me  moton “Ulqini 2024”, ku edhe kësaj radhe marrin pjesë reprezentacionet  e qyteteve të Durrësit, Tetovës, Pejës, Bujanocit dhe nikoqirit Ulqini

Reprezentacioni i Tetovës si gjithmonë  në këto turne  paraqitet  si ekip më i organizuar   në çdo aspekt dhe  kjo gjë vazhdon edhe kësaj radhe ,ndërsa ekipi  me  kohë  ka  filluar  përgatitjet për paraqitje dinjitoze. Koordinatori  për  qytetin e Tetovës, Muzafer Livoreka, për TV Koha  deklaroi  se përgatitjet  shkojnë sipas plan programit të paraparë.

MUZAFER LIVOREKA – KOORDINATOR PËR QYTETIN E TETOVËS

Si zakonisht organizimi për këto vente përgatitjet fillojnë më herët. Është fakt ekipi dal nga dal po identifikohet, kështu që ne  duke e ditur se zakonisht Tetova fiton gjithnjë  qoftë  vendin e pare apo të dytë, normalisht edhe këtë vit jemi sy çel  që të kemi një ekipi shumë të mire. Unë besoj se ekipi do të jetë në nivel, normalisht duke e ditur që edhe Ulqini një qytet bregdetar shumë I bukur, besoj se edhe turneu do të shkon bukur, edhe  vendi  ku do të jemi të sistemuar është I bukur. Besoj se do të jetë një edicion që do të kishte dëshirë çdo kush të jetë pjesëmarrës”.

Përzgjedhjen e ekipi çdoherë  e bënë  seleksionuesi  që  caktohet  nga  Këshilli organizativ, kështu që, kësaj  radhe  do të jetë  ish  futbollisti I njohur, aktualisht  trajner  në Akademinë e  futbollit Shkëndija, këtë e zyrtarizoi koordinatori  Livoreka.

MUZAFER LIVOREKA – KOORDINATOR PËR QYTETIN E TETOVËS

“ Me radhës  përzgjedhës duheshe të jetë trajneri i Renovës . Ne caktuam  Halim Hodain, por para një jave ai dha dorëheqje për shkaqe objektive dhe angazhimit në ekipin e parë të Renovës  dhe nuk kishte  mundësi të angazhohet. Sipas formulës  vitin e ardhshëm  duhet të jetë trajneri  nga KF Shkëndija. Kështuqë në bisedë me  përfaqësuesit e Shkëndijës, në at gjeneratë  e fëmijëve  të lindur  në vitin 2009, trajner është Ismail Ismaili . Kështu që na  jemi takuar para disa ditëve dhe  ai  dal nga dal duke komponu ekipin me 18 futbollist. Unë  besoj  se  ashtu siç ceka edhe më herët ekipi i Tetovës  ka  kapacitet të luftoje  në finale  edhe pse  varet  se me çfarë formule  do të zhvillohet turneu  “

Ekspedita e reprezentacionit të Tetovës për në  Ulqin  do të udhëtoj më 19 shtator , ndërsa  hapja solemne e Turneut  është caktuar për  ditën e premte. Kujtojmë se reprezentacioni i Tetovës deri më tani 6 herë ka dal fitues i Turneut, ndërsa 9 herë ka dale e dyta

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *