Lazim Destani: Regjistrimi i diasporës ka peshë kombëtare dhe ndërkombëtare

Berlin. 24 mars -“Regjistrimi i diaspores sone ka peshe kombetare dhe nderkombetare per perspektiven tone ne Maqedonine Veriore!… » ka thene per gazeten zvicerane ne shqip Le Canton27.ch biznesmenit dhe veprimtarit tone të shquar Lazim Destanit drejtuar diapsore shqiptare permes gazetës zvicerane ne shqip Le canton27.ch 

Ne mesazhin e z.Destani drejtuar diaspores shqiptare thuhet :

“Të nderuar pjesëtarë të diasporës sonë, qytetarë shtetas të Maqedonisë së Veriut, përmes këtij apeli po Ju drejtohem për ta theksuar e për ta risjellë në vëmendjen e çdonjërit peshën e jashtëzakonshme që ka akti i regjistrimit pasi ky nuk është vetëm akt qytetar por gjithsesi është edhe akt kombëtar, andaj, REGJISTROHUNI!..”« Si anëtar i Këshillit Koordinues të Diasporës sonë, Ju bëj thirrje të gjithëve kudo që ndodheni jashtë vendit, me punë e aktivitete anekënd botës.  Siç jeni në dijeni, tashmë gati dy dekada pas regjistrimit të fundit, nga data 1 Mars ka nisur regjistrimi i popullatës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, ndërsa përfundon më 21 Prill.. » ka thene ne vazhdim z. Destani.

Apel mërgimtarëve nga Maqedonia e Veriut, REGJISTROHUNI! Ashtu siç jemi treguar gjithmonë të gatshëm dhe aktiv për mbrojtjen dhe avancimin e çështjes sonë kombëtare, le të tregohemi të vëmendshëm edhe tani në këtë moment historik, kur gjithsecili prej nesh duke i dalë zot familjes dhe pronës së vet, do ta dëshmojmë se dimë t’i dalim zot hises që na takon në shtëpinë tonë të përbashkët.Regjistrimi i popullatës së një vendi vërtet është një akt me karakter statistikor por bazuar në sistemin juridik e kushtetues që ka Maqedonia e Veriut, regjistrimi është shumë më shumë se thjesht statistikë. Sipas këtij sistemi, rezultatet e regjistrimit e përcaktojnë edhe bazën juridiko-kushtetuese për gjithçka që na takon si etni në këtë vend.Ky është linku i aplikacionit të publikuar nga Enti Shtetëror për Statistikë ku duhet të regjistroheni vetë, duke e plotësuar online formularin sipas udhëzimeve të dhëna: https://census.stat.gov.mk/al/ Regjistrohuni sa më parë që të jetë e mundur dhe pa humbur kohë, si dhe shpërndajeni njoftimin te të afërmit dhe miqtë tuaj që mund të jenë të painformuar!

May be an image of map and text

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *