
Shaban Sinani
Kampionati në ligën e dytë të futbollit vendor vazhdon të martën me ndeshjet e javës së 10-të të sezonit vjeshtor. Dy skuadrat shqiptare në këtë kategori të garave që organizohen nga Federata e Futbollit të Maqedonisë Veriut, Bashkimi I Kumanovës dhe Arsimi i Çegranit janë mysafire të Vardarskit në Negotinë gjegjësisht Kozhufit në Gjevgjeli. Kujtojmë se Bashkimi pas nëntë xhirove mbanë pozitën e tretë me 20 pikë, ndërsa Arsimi pozitën e katërt me 19 pikë. Të gjitha ndeshjet luhen të martën me fillim në ora 13:00.

Të mërkurën më 29 tetor, me fillim në ora 13:00, zhvillohet xhiroja e 10-të, Takohen: Bregallnica – Boreci- Detonit Plaçkovica – Makedonija Gj.P, Skopje – Bellasica, Kamenica Sasa – Pobeda, Kozhufi – Arsimi, Osogova – Ohri , Vardari (N) – Novaci dhe Vardarski – Bashkimi
TABELA: 1. Makedonija Gj.P 22 pikë, 2. Bregallnica 21, 3. Bashkimi 20, 4. Arsimi 19, 5. Ohri 16, 6.Kozhufi 15, 7.Detonit Plaçkovica 14, 8.Bellasica 12. 9.Novaci 11, 10. Pobeda 10, 11.Skopje 9, 12. Kamenica Sasa 9, 13.Vardar Neg 5. 14 Osoigova 5, 15.Boreci 5, 16.Vardarski 2 pikë