LIGA E PARË: Ndeshje  mjaftë tërheqëse Shkëndija – Besa, Voska Sport – Shkupi, Sileksi – Rabotniçki

Shabann Sinani

Krye ndeshje  e javës së 12-të zhvillohet në Kratovë mes Sileksit dhe Rabotniçkit. Shkëndija në Tetovë është nikoqire e KF Besa të Dobërdollit, Struga  udhëton në Kavadar, ndërsa Gostivari takohet me Pelisterin. Në Ohër luhet derbi shqiptar Voska Sport –Shkupi.

Kampionati në Ligën e parë të futbollit vendor vazhdon në mesjavë me  ndeshjet e javës së 12-të gjegjësisht me javën e pare të rrethit të dytë. Pra  të mërkurën më 30 tetor, me fillim në ora 13:00 janë caktuar të zhvillohen gjashtë sfidat e javës së 12-të ku ka disa ndeshje mjaftë interesante, ndërsa  krye ndeshje e kësaj jave është dueli në Kratovë mes Sileksit përballet me liderin ne renditjen e tabelës Rabotniçkin. Një ndeshje e zjarrtë pritet të zhvillohet edhe në stadiumin “Biljanini Izvori” në Ohër mes Voska Sport  dhe Shkupit.

Klubi i futbollit Shkëndija ciklin e dytë të kampionatit e nisë si vendas kundër ekipit Besa të Dobërdollit. Kuqezinjtë  do të mundohen që në këtë ndeshje  të dëshmojnë se janë favorite edhe pse të dielën nuk arritën të mposhtin Struga Trim Lum.  Pë ndeshjen e nesërme  me Besën mesfushori  Kamer Qaka ka  deklaruar.

 Kta tre ndeshjet e fundit ishin në lartësinë jo të duhur nga ana jonë pasi kemi dalë me barazime. Megjithatë kemi atmosferë të mirë në grup. Tani na pret nesër ndeshje e re ku do të futemi 100% dhe besojmë të dalim me fitore.”, “Analizën e kemi bërë dje, kemi pa ku kemi gabuar dhe çka duhet të përmirësojmë. Besoj tani jemi gati, ajo që kaloi nuk kthehet dhe tani nga me varet e ardhmja ku presim fitore ndaj Besës.”  “Mendoj se pas këtyre ndeshjeve që kemi dalë me barazime, jemi më të fokusuar dhe kemi shumë motivim për tu kthyer në rrugën e fitoreve, duke nisur nga ndeshja me Besën dhe për të vazhduar garën për titullin kampion këtë sezon.” Kadeklaruar për faqn  zyratre të klubit futbollisti Kamer Qaka

Por  nga ana tjetër edhe ekipi nga Dobërdolli që tanimë drejtohet nga trajneri Berat Imeri  do të mundohet që të surprizoj kuqezinjtë.

Normal humbja e fundit nga Sileksi na ka mërzitur të gjithëve, por kjo është futbolli. E mira është që ndeshja e radhës vjen shpejt dhe kemi mundësi që të përmirësojmë gabimin e bërë nga kjo ndeshje. Na pret një kundërshtar i fort, por atmosfera është pozitive, jemi të motivuar dhe besoj se nga kjo ndeshje do të dalim me rezultat pozitiv.

Po dihet se në Shkëndijë kam kaluar kohën më të gjatë të karrierës time futbollistike. Për mua, Tetova dhe Shkëndija do të mbeten gjithmonë pjesë e familjes time. Mirëpo, ne jemi profesionistë dhe në terrenin e gjelbërt japim maksimumin për klubin tonë, dhe shpresojmë në më të mirën për këtë ndeshje” deklaroi  Armend Alimi

Kampioni në fuqi Struga Trim Lum është mysafire e Tikveshit në Kavadar , Gostivari  është nikoqire e Pelisterit në Maxhari, ndërsa  në arenën “Todor Proeski”  në Shkup Vardari  do të takohet me ekipin AP Brera të Strumicës,

Të gjitha ndeshjet e  javës së 12-të zhvillohen nesër me fillim në ora 13:00

Gostivari – Pelisteri

Shkëndija – Besa

Sileksi – Rabotnioçki

Tikveshi – Struga Trim Lum

Aardari – AP Brera

Voska Sport – Shkupi.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *